Emigrantët dhe kryebashkiaku i New York duke bërë shqiponjën

Marshim emigrantësh, kryebashkiaku Adams bën shqiponjën! New York-u kuqezi, politikani: Jam krenar për ta

11 Qershor 2023, 16:44| Përditesimi: 11 Qershor 2023, 20:23

  • Share

Kryetari i bashkisë së New York është bërë pjesë e një marshimi me emigrantë, pjesë e së cilës ishin edhe shumë shqiptarë. Eric Adams ka ka publikuar disa foto, ku ajo që bie në sy është fakti që ai bën simbolin e shqiponjës së shqiptarëve.

“Të gjithë ne kontribuojmë në Ëndrrën Amerikane. Jam krenar që marshoj me vëllezërit dhe motrat e mia emigrante sot”, ka shkruar ai.

Ky marshim i emigrantëve vjen një ditë pasi në New York i mbajt parada e shqiptarëve, duke e veshur metropolin amerikan me ngjyrat kuqezi.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?