Marshim global për Gazën

Bota

Marshim global për Gazën, mijëra aktivistë drejt Rafah! Izraeli: Janë xhihadistë të lidhur me Hamasin

12 Qershor, 15:36| Përditesimi: 12 Qershor, 15:39

  • Share

Nga kryeqyteti i Tunizisë janë nisur mijëra aktivistë të cilët nisën atë që po quhet marshimi global për Gazën. Ata po udhëtojnë me autobusë drejt Kajros, ku do tu bashkohen aktivistë të tjerë nga 50 shtete të botës.

Njerëzit që përbëjnë grupin masiv të marshuesve vijnë nga fusha të ndryshme, ndërsa atyre do tu bashkohet edhe nipi i Nelson Mandelës, Zvelivelil Mandela. Synimi i aktivistëve është që të dielën e 15 qershorit ata të nisin një protestë në kufirin e Egjiptit me qytetin Rafah, qyteti I parë në territorin e rripit të Gazës.

Për të arritur në kufirin egjiptian, marshuesit kanë programuar të ecin në shkretëtirën egjiptiane të sinait dhe më pas të nisin protestën e tyre ndërgjegjësuese.

Pikëpyetja deri më tani është nëse autoritetet egjiptiane do ti lejojnë aktivistët të kalojnë përmes shkretëtirës së Sinait. Ministri I mbrojtjes së Izraelit kërcënoi të mërkurën në mbrëmje se nëse shteti egjiptian do të dështojë ti ndalojë atëherë ushtria izraelite do të marrë masat e duhura.

Gazeta Jerusalem Post raportoi se janë të paktën 7 mijë aktivistë pro palestinezë të cilët janë grumbulluar nga Mauritania, Morocco, Algeria, Tunisia, and Libya kanë formuar një autokolonë dhe do të bashkohen me të tjerë nga vende të ndryshme të botës. Ministri i Mbrojtjes i ka quajtur xhihadistë aktivistët të cilët sipas tij janë të lidhur me Hamasin.

Përpjekja e marshimit global për gazën është e radhës që vjen në përpjekjet për të ndërgjegjësuar botën për krizën katastrofike humanitare në Gaza dhe hapjen e kufinjve të bllokuar të gazës nga izraeli. 12 aktivistë kryesisht europianë u ndalën nga ushtria izraelite në det 8 prej të cilëve janë ende nën mbikëqyrjen e autoriteteve të izraelit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?