Marshim kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Voda: Luftë e të gjitha institucioneve

18 Tetor 2019, 20:35| Përditesimi: 18 Tetor 2019, 20:40

  • Share

Në ditën Europiane kundër Trafikimit të Personave, u organizua një marshim sensibilizues për luftën mbi trafikimin. Gjatë marshimit drejtë sheshit ‘Nënë Tereza” zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda tha se lufta e ndërgjegjësimit është më e rëndësishmja për të qenë efektivë në qasjen ndaj këtij fenomeni.

“Patjetër që shtylla do thoja unë e ndërgjegjësimit e parandalimit është ajo më e rëndësishmja për të qenë efektiv sigurisht në qasjen tonë në luftën kundër këtij fenomeni dhe më mirë sesa të rinjtë besoj se këtë gjë nuk mund ta bëjë askush tjetër.

Unë mendoj se lufta kundër trafikimit nuk është një luftë vetëm e policisë së shtetit, vetëm e ministrisë së brendshme por është e të gjitha institucioneve shtetërore e gjithe shoqërisë civile ndaj unë mendoj se ky marshim sot simbolizon më së miri qënien tonë të gjithë bashkë në luftën kundër këtij fenomeni.

Shqipëria i është bashkuar sigurisht kësaj sfide më një qasje tepër agresive”-u shpreh zv. ministrja e Brendshme. Po ashtu të pranishëm në marshim ishin dhe Prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari dhe një grup të rinjsh që mbanin në duar pankarta me shkrime sensibilizuese.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • prec zogaj: 19/10/2019 00:16

    SE PARI U PERKET FAMILJEVE DHE PASTAJ SHTETIT,,,FAMILJA TE MOS lejoje asnjeri te perdhose nderin e saj…..qofte femije apo I aferm,,,..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?