Marshimi pro Palestinës në urën e Sydney

Bota

Marshim mbi urën e Sydney në Australi në mbështetje të Palestinës

4 Gusht, 13:12| Përditesimi: 4 Gusht, 13:14

  • Share

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në Marshimin për Njerëzimin të dielën në Sydney të Australisë, në mbështetje të Palestinës, pavarësisht shiut të rrëmbyeshëm.

Për shkak të protestës, Ura e Portit të Sydneyt u mbyll, pasi u autorizua nga Gjykata Supreme vetëm një ditë më parë, në atë që organizatorët e quajtën një vendim "historik".

Australia ka qenë nën presion në rritje për të njohur shtetin palestinez, pasi Franca, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar treguan se do ta bënin këtë, me kushte.

"E di që është ana tjetër e botës, por na prek edhe ne këtu masivisht", tha një pjesëmarrës.

Policia ka vlerësuar se në marshimin e së dielës morën pjesë 90,000 njerëz.

Ura e Portit të Sydneyt u mbyll për herë të fundit për një tubim publik në vitin 2023, kur rreth 50,000 njerëz marshuan mbi rrugën ikonike për Paradën Botërore të Krenarisë.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?