Marshimi në Elbasan kundër emigracionit, Imzot Andoni: Plaga e shoqërisë shqiptare, të ndërtojmë një vizion për Shqipërinë

14 Janar 2023, 15:35| Përditesimi: 14 Janar 2023, 15:41

  • Share

Në Elbasan është zhvilluar ditën e sotme “Marshimi i paqes” për të 23-in vit radhazi. Tema në të cilën është zgjedhur konsiderohet një dhimbje për shoqërinë shqiptare dhe është emigrimi. Dedikuar të gjithë të rinjve dhe familjeve që janë larguar jashtë vendit Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan, organizoi një marshim paqeje ku u përcollën mesazhe të forta për fenomenin e emigrimit.

Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit Imzot Andoni e konsideroi marshimin një moment reflektimi për të gjithë, duke e vënë theksin te ndërtimi i një strategjie kombëtare për Shqipërinë e ardhshme.

“Marshimi i sotëm është një përpjekje për të reflektuar të gjithë së bashku duke filluar nga ne drejtuesit fetar, ju si besimtar dhe gjithë shoqëria, Një popull që nuk ka një vizion vdes, shuhet. Për këtë arsye një lutje dhe thirrja jonë sot është të ndërtojmë një vizion për Shqipërinë e Ardhme. Zëri ynë i thërret ndërgjegjes kombëtare, kjo është arsyeja pse shumë njerëz edhe pse të sistemuar me punë largohen nga Shqipëria pasi nuk kanë një vizion për të ardhmen Për këtë arsye ne duhet të gjejmë forcën të besojmë se edhe vendi ynë mund të bëhet”, shprehet Andoni.

Për koordinatorin e Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar, Sokol Lulgjuraj emigracioni si në çdo komb tjetër duhet trajtuar si diversitet kulturor dhe jo braktisje.

“Emigrimi duhet konsideruar si vlerë, por njëkohësisht siç u kërkua nga të gjithë drejtuesit fetar të ketë një strategji kombëtare në mënyrë, që emigrimi të jetë siç e kanë dhe kombet e tjera njëlloj difuzimi i kulturave dhe jo një braktisje e vendit”, thotë ai.

Emigracioni është shndërruar në një fenomen shqetësues për vendin tonë sidomos sa i përket largimit të të rinjve vitet e fundit jashtë territorit të Shqipërisë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?