TIRANË- Për herë të 12-të, në vendin tonë u organizua parada e komunitetit LGBT+. Kjo paradë bëhet në vazhdimësi të aktiviteteve, ku pjestarë të komunitetit kërkojnë të drejta të barabarta, mos të diskriminohen dhe bullizohen.
Pavarësisht reshjeve të shiut, me moton 'Çdo ngjyrë një familje' dhe thirrjet 'Rruga është e jona!', aktivistë të LGBT+ marshuan në 'Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'. Të pranishëm ishin edhe dy ambasadorë, ambasadori britanik Alastair King-Smith si dhe ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.
Në një prononcim për Report Tv, aktivistja Xheni Karaj përmendi gjuhën e urrejtjes ndaj komunitetit javën e fundit, pas martesës së dy vajzave në tarracën e bashkisë së Tiranë.
Xheni Karaj tha se ata janë cilësuar ‘si kërcënim për familje, ndërkohë që janë pjesë e familjes së çdo kujt’. Debate të tilla të dhunshme sipas aktivistes, nuk e ndihmojnë aspak shoqërinë dhe frymën demokratike.
‘Është viti i dytë i 12 që e bëjmë këtë paradë. Shiu është bereqet. Do të bëjmë një marshim siç bëjmë çdo vit. Kemi parë që javën e fundit ka pasur një gjuhë urrejtje ndaj nesh. Jemi kërcënuar si kërcënim për familjen, ndërkohë që jemi pjesë e familjes së çdo kujt. Ne nuk jemi kërcënim për familjen e askujt. Mesazh uniteti dashurie për njerëzit që të kuptojmë që në fund të fundit jemi si gjithë tjerët dhe jemi pjesë e familjes.
Debate të tilla të dhunshme nuk e ndihmojmë aspak shoqërinë, nuk e ndihmojnë frymën demokratike, pasi në fund të fundit ka pasur shumë persona nga komuniteti që kanë parë prindërit e tyre në protestë, prindër të cilët nuk e dinë për fëmijët, dhe në kët mënyrë kanë protestuar kundër fëmijëve të tyre. Duhet të respektojmë njëri-tjetrin.’- tha Xheni Karaj.
Parada nisi tek instalacioni "REA", për të vazhduar në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ deri të presidenca dhe më pas u rikthyen sërish tek ‘REA’.
Kujtojmë se pak ditë më parë martesa simbolike e dy vajzave në bashkinë e Tiranës solli reagime të shumta nga komunitete fetare në vend, dhe në kryeqytet u organizuan edhe protesta.
Mentaliteti shqiptar skandal i mplakur, njerzit injorante. Kane frike nga homoseksualet se mos i shkatrojne familjet. Familjet e shkatruara patriatkale qe burrat vrasin gra cdo dite. Duhen vite qe gjeneratat e reja te emancipohen.
PërgjigjuKeta NUK JANE "e ardhmja e shoqerise", por ... FUNDI" I NJREZISE!
PërgjigjuPo ambasadored ca dreqin duan aty
PërgjigjuKur ta kuptosh ti se cfare duan ambasadoret aty do behesh zyrtarisht njeri!
E merr njeri mundimin me i pyet këta ambasadorë ç'e corientim kanë pasi gjasat janë që të jenë torre dhe vijnë e na thonë s'ka gjë më qenë me targa BQ.
Përgjigju