Aleksandër Vuçiç

Marshimi i Wanger drejt Moskës për të rrëzuar Putinin, Vuçiç: Grusht shteti! Veprime të tilla nuk i mbështesim në asnjë vend

25 Qershor 2023, 12:20| Përditesimi: 25 Qershor 2023, 16:56

  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar për situatën e krijuar në Rusi ku ditën e djeshme kreu i grupit të mercenarëve ‘Wanger’ marshoi drejt Moskës me rreth 25 mijë trupat e tij.

Vuçiç i cili e cilësoi këtë si një ‘grusht shteti’ tha se nuk e mbështeste, ashtu siç nuk e ka mbështetur në vende të tjera, duke përmendur edhe rastin e Turqisë. Ai tha se gjëra të tilla janë të palejueshme.

“Ne nuk e mbështesim diçka të tillë. Sepse do të thotë grusht shteti me mjete ushtarake me mjete të armatosura dhe duke përdorur ushtrinë. Kjo është diçka e vetëkuptueshme, ne nuk e kemi mbështetur as në Turqi e as në Rusi dhe nuk do ta mbështesim as në Amerikë e as në ndonjë vend tjetër. Këto janë gjëra që nuk mund t’i lejosh”, tha Vuçiç.

Mbrëmjen e djeshme, kur ndodhej më pak se 200 kilometra pranë Moskës, Yevgeny Prigozhin kreu i ‘Wanger’ ndaloi marshimin e mercenarëve të tij duke u shprehur se nuk dëshironte të kishte gjakderdhje mes rusëve. Shkak për veprimin e Prigozhin i cili u nis drejt Moskës për të rrëzuar Putinin u bë përplasja e tij me ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu.

Pas ndalimit të marshimit, Rusia pushtoi ndjekjen penale për Prigozhin dhe anëtarët e Wanger dhe disa prej këtyre të fundit i bëri pjesë të forcave ushtarake të vendit.

Shpesh herë ka pasur pretendime nga kryeministri, Albin Kurti se anëtarë të Wanger në mbështetje janë shfaqur edhe në kufirin mes Kosovës me Serbinë me synimin për të krijuar trazira në veri të vendit duke përmendur edhe përplasjet e serbëve me trupat e KFOR gjatë muajit maj. 


Lajmi kryesor:

Vuçiç: Kurti dëshiron luftë, FSK-ja po pajiset nga Turqia me armë të fuqishme! 3 policët e Kosovës s’do shpëtojnë pa aktakuzë, kemi prova


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?