Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shprehur se ka besim tek hetimet që sipas tij do të zbardhin masakrat e fundit në Tiranë. Duke përmendur sulmin në Top Channel dhe atë tek lokali i Fatjon Muratit ku humbi jetën banakierja, Balla iu përgjigj pyetjes së gazetarëve për rendin dhe sigurinë se ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi e bën detyrën shumë mirë.
“E kam dënuar sulmin kundër TCH. Kam besim se një hetim, duke përdorur të gjtiha metodat dhe instrumentet të na çojë në identifikimin e tyre. E bën detyrën shumë mirë çdo ditë Çuçi.”- tha Balla.
Lajmi kryesor:
Lidhjet ruse të Kryemadhit, Rama: Rublat na i morën opozitarët, drejtësia të tregojë se s'punon me dy standarde! Deputetja: Shpifje, s’kam llogari bankare jashtë Shqipërisë
G.MO//ReportTv.al