Politikë

Marta Kos: Shqipëria në BE brenda 2029-ës? Objektiv realist! Negociatat më shpejt se më parë

3 Qershor, 13:53| Përditesimi: 3 Qershor, 15:42

  • Share

2029-a është një objektiv realist që Shqipëria të mund të ulet si e barabartë mes 27 vendeve të tjera të unionit. Komisionerja për Zgjerim Marta Kos, deklaroi se Bashkimi Evropian është gati për të anëtarësuar të paktën 1 vend kandidat me të drejta të plota. 

"Kemi një mundësi reale që të sjellim një apo më shumë vende kandidate në vijën e finishit gjatë këtij mandati. Me Shqipërinë, kemi hapur tashmë 24 kapituj vetëm në dy muajt e fundit. Kemi parë përparim konkret dhe jam i bindur që do të shohim edhe më shumë arritje para përfundimit të këtij semestri. Disa vende kandidate e kanë kuptuar se momenti i ri për zgjerimin është serioz dhe po i zbatojnë reformat më shpejt se kurrë më parë.", tha Kos. 

Gjatë fjalës së saj në Komisionin e jashtëm të Parlamentit Evropian, Kos vlerësoi punën që kanë bërë vendet kandidate me reformat, duke theksuar se procesi do të bazohet në meritë. 

"Uniteti vjen edhe nga vlerat e përbashkëta. Kjo është arsyeja pse këmbëngulim që procesi të bazohet në meritë. Vendet kandidate duhet të zotërojnë reformat e tyre, të ndërtojnë institucione demokratike të qëndrueshme dhe ekonomi të qëndrueshme. Në të gjitha këto, sundimi i ligjit dhe vlerat themelore janë të panegociueshme.", shtoi ajo. 

Vetëm disa ditë më parë gjatë një konference në Bruksel, Komisionerja për zgjerim deklaroi se Shqipëria do të hapë të gjithë kapitujt negociues brenda muajit qershor. 

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Bëri mirë Berisha që akuzoi Shqipërinë si narkoshtet në samitin e PPE?