Komisionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos ka përmendur Shqipërinë, si shembull te procesit të integrimit që ka hapur disa grupkapituj. Kos tha se Shqipëria ka hapuar na kaq pak kohë aq grupkapituj sa janë hapur 5 vitet e fundit.
Po ashtu komisionerja tha se bashkëpunimi rajonal do të ndihmojë shtetet e rajonit të ecin më shpejt me reformat.
“Ne po punojmë që të përshpetojmë negociatat sa më shumë të jetë e mundur, po shënojmë progres që kanë qenë i pabesueshëm vetëm pak vite më parë. Pak ditë më parë ne hapëm një grupkapitull tjetër me Shqipërinë, i dyti që kur unë mora detyrën 5 muaj më parë dhe me shumë mundësi jo i fundit që kur unë mora detyrën. Në kaq pak kohë ne kemi hapur aq grupkapituj sa janë hapur në 5 vitet e fundit. Ne po ashtu do të mbyllim me shpejtësi grupkapitujt e hapura pasi në këtë mënyrë ky proces do të ecë përpara. Që të arrihet sukses duhet udhëheqje e fortë për të vënë në jetë reformat transformuese të integrimit. Kjo kërkon që të arrihen kompromise të vështira politike për të lënë pas konfliktet e së kaluarës dhe për të vazhduar drejt së ardhmes. Kemi bërë të mundur që nëpërmjet sistemit të pagesave një sipërmarrës në Tiranë të transferojë dhe të marrë para njësoj si në Vienë e në Dublin. Me integrimin rajonal do të shkojmë edhe më tej në proçesin e zgjerimit të shteteve ballkanike”, tha Marta Kos.
Komente
