Afrona Diko dhe Blero Muharremi

Martesë interesi? Blero shokon me deklaratën e papritur për Afronën

24 Prill 2023, 08:57| Përditesimi: 24 Prill 2023, 09:01

  • Share

Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka qenë i ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”, ku ka folur për më të rejat në jetën e tij profesionale dhe personale, ku mes të tjerash ka folur edhe për ndarjen nga gruaja e ti je dytë, Afrona Dika.

Vendimi i papritur i ndarjes së çifti Afrona Dika dhe Blero Muharremi, nuk zbuloi shumë detaje në fillim dhe vetë ata patën thënë se marrëdhënia e tyre nuk funksiononte më ndaj zgjodhën të ndaheshin.

Mirëpo këngëtari me origjinë nga Mitrovica ka bërë së fundmi një deklaratë bombastike ndaj ish bashkëshorten,  ku ka thënë se ajo u nda vetëm për paratë.

Ai tha se që nga fillimi i lidhjes së tyre kishte ndjerë si një lloj aktrimi dhe se në fokus ka qenë gjithmonë paraja dhe se e kishte kuptuar që nga fillimi por kishte pritur të shikonte se deri ku do te shkonte marrëdhënia  e tyre.

“Realisht nga fillimi lidhjen e kam ndjerë si një lloj aktrimi. Gjithmonë ka qenë në fokus paraja, sa ka pasur gjithçka ka qenë e bukur ndërsa kur i kam kufizuar shpenzimet, jam parë si i keq. Dhe nuk është që s’jam mjaft inteligjent për t’i kuptuar këto gjëra, por kam heshtur vetëm për të parë deri kur po shkon. Dhe siç ka filluar, ka mbaruar”, u shpreh këngëtari.

Më tej ai tregoi se investoi paratë në një biznes të përbashkët që Afrona donte të hapte në Zvicër, por që sapo nisi si projekt, Afrona u zhduk.

“Kam dhënë para për t’u hapur biznesi jonë dhe si është arritur qëllim, ajo është zhdukur. Nuk ka reaguar në asnjë tentativë timen. Nuk ka mbetur asnjë opsion tjetër, përveçse të ecë me hapa ligjorë”, tha tutje Blero.

Më tej, ai pranon se ka nisur një lidhje të re dhe se tashmë është i lumtur me vajzën që ka në krah, e cila nuk e sheh vetëm si burim parash, por i vlerëson vlerat njerëzore të tij.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?