Martin Prela, i ati i viktimës: U nis për në Rinas, për të marrë një mik! Nuk kemi hasmëri, por ka pasur presione për çështjet që ishin mbyllur me kohë

5 Dhjetor 2020, 12:14| Përditesimi: 5 Dhjetor 2020, 12:49

  • Share

Martin Prela, i ati i viktimës Xhulio Prela ka folur për Report Tv duke thënë se e ka takuar të birin mbrëmë dhe kanë darkuar së bashku. Më pas ai ishte nisur drejt Rinasit për të pritur një mik, ndërsa nuk dyshon aspak që e keqja t'i ketë ardhur nga miku i tij.  Martin Prela shprehet se nuk kishin hasmëri, por që i biri kishte disa presione për çështjet që ishin mbyllur me kohë.  Sipas të atit, Xhulio Prela rreth orës 00:00 ka dal nga shtëpia, pasi në 01:00 do zbriste miku në Rinas.

"E kam takuar mbrëmë, kemi ngrënë darkë bashkë dhe është nisur për në Rinas. Më tha do vete më marrë një mik në Rinas me çu në shtëpinë e tij në Shkodër. Ai është nisur diku rreth orës 00:00 dhe më duket se nga ora 01:00 do vinte ai miku me avion. Nuk kemi dyshime te miku që ka pritur, asnjë lloj të keqe nuk njohim, nuk kemi as hasmëri. Ai nuk fliste shumë për punën në shtëpi, mua s'më ka dhënë ndodhje shqetësim në punë, s'ma merr mendja të kishte shqetësime në punë por edhe ndoshta kush e di. Kishte disa presione për çështjet që ishin mbyllur me kohë. Nga policia nuk ka thënë asnjë. Mua më kanë pyetur dhe të njëjtën informacion i kam dhënë, mikun që ka pritur nuk kemi asnjë lloj dyshimi, se nga ka ardhur nuk dimë gjë", tha i ati.

 


Lajmi kryesor:

Zbardhet skema e ekzekutimit në Lezhë, efektivi i FNSH-së Xhulio Prela qëllohet me plumb në gjoks brenda në makinë! I ati: S'kemi hasmëri, iku për në Rinas për të marrë një mik


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?