Tirana po përjeton në këto ditë, Javën Globale të Sipërmarrjes, një event i organizuar nga Startup Albania, që po zhvillon dhjetëra aktivitete të ndryshme të dedikuara për ekosistemin e sipërmarrjes dhe procesin e digjitalizimit të shoqërisë. E teksa flasim për shoqëritë e digjitalizuara, nuk mund të lëmë pa përmendur Estoninë, shembull i i vendeve që e kanë bazuar zhvillimin e tyre mbi teknologjinë.
Në Piramidën e Tiranës, simbol i inovacionit shqiptar, ndër emrat që spikati ishte padyshim edhe z. Martin Ruubel. Ruubel është një figurë e shquar e industrisë së teknologjisë: një ekspert në fushën e sigurisë kibernetike dhe teknologjisë financiare. Ai ishte i ftuari special i forumit iutech, koncept i krijuar nga kompania estoneze fintech, iute.
Me një përvojë të jashtëzakonshme në identitetin digjital, mbrojtjen e të dhënave dhe qëndrueshmërinë kibernetike, Ruubel ka qenë një personazh kyç në zhvillimin e ekosistemeve digjitale të sigurta që lidhin sektorët publik dhe privat. Në fakt, shumë merita i takojnë këtij eksperti të teknologjisë, pjesë e historisë së suksesit të Estonisë si një vend lider në teknologji dhe digjitalizim.
Në pjesën e parë të ditës, estonezi ishte pjesë e panelit mbi Inovacionin dhe Infrastrukturën Qeveritare, ku u fol shumë mbi industirnë e Sigurisë dhe Mbrojtjes, përkrah disa prej emrave më të spikatur të autoriteteve shtetërore dhe bizneseve ndërkombëtare. Ai ndau me audiencën, eksperiencën e tij të vlefshme, duke nënvizuar rëndësinë e zhvillimeve teknologjike dhe bashkëpunimin mes institucioneve publike e private, për arritjen e objektivave të përbashkët.
Ruubel ishte gjithashtu folësi kryesor në aktivitetin Tirana Tech Community Meet Up, një event që i dedikohej zhvillimeve më të fundit të teknologjisë në sektorin e sigurisë kibernetike dhe jo vetëm. Pjesë e panelit ishin edhe: Jonida Çela, Drejtore e Departamentit të Teknologjisë në iute dhe Maciej Jędrzejczyk e Marcin Samizcak, dy emra të spikatur të teknologjisë, pjesë e gjigandit botëror Amazon.
Duke sjellë shembuj të suksesshëm nga vende të ndryshme të botës, Ruubel ndau me publikun shqiptar ekspertizën e tij për të frymëzuar bashkëpunim dhe inovacion në epokën digjitale në të cilën Shqipëria po jeton.
Martin Ruubel
Martin Ruubel në Tiranë: Çfarë mund të sjellë teknologjia estoneze për Shqipërinë digjitale?
Martin Ruubel është një figurë e shquar e industrisë së teknologjisë: një ekspert në fushën e sigurisë kibernetike dhe teknologjisë financiare. Ai ishte i ftuari special i forumit iutech, koncept i krijuar nga kompania estoneze fintech, iute.
Redaksia