Martina Pajollari lihet në  burg, avokati i kushërinjve Mollaj: Vajza di diçka, është influencuar nga dikush

17 Tetor 2022, 10:12| Përditesimi: 17 Tetor 2022, 10:36

  • Share

 

“Arrest me burg” është masa e sigurisë që gjykata caktoi sot për 18-vjeçaren Martina Pajollari, e cila dyshohet që të ketë qenë prezentë në momentin që është vrarë Martin Çeço.

Nevzat Tarelli, avokati i kushërinjve Edlir dhe Valter Mollaj ka dhënë një deklaratë lidhur me seancën e sotme.

Sipas deklarimit të avokatit ditën e sotme vajza është deklaruar para gjykatës dhe nuk dihet qartësisht nëse arrestimi i saj është kryer për shkak të kërkesës sigurim prove apo nëse prokuroria ka siguruar fakte të tjera të cilat e implikojnë vajzën me rol aktiv në krim.

Avokati ka hedhur hije dyshimin në influencimin e deklarimeve të të pandehurve Angjo dhe Pajollari, pasi sipas tij deklarata është ndryshuar 2 herë dhe në të dyja herët të pandehurit kanë deklaruar njësoj.

Ndërkohë sipas burimeve, gjatë seancës Martina Pajollari ka hedhur poshtë të gjitha deklarimet e mëparshme duke thënë se janë të pavërteta.

“Ka dëshmi kontradiktore të vajzës dhe bariut që më kanë krijuar bindje që vajza është tërësisht në pistë të gabuar por që di diçka për ngjarjen. A po thotë të vërtetën apo fsheh të vërtetën kjo i takon hetimit.

Mbi këtë bazë dhe nga një informacion se vajza mund të largohej unë kam kërkuar në gjykatë të bëhet sigurimi i provës. Kërkesa ime është në datë 6 Tetor ndërsa gjykata ka marrë vendim në 13 Tetor në dhomë këshillimi. Mbas këtij momenti formohet trupi gjykues dhe sot ishte planifikuar në seancë marrja e dëshmisë së vajzës.

Ky vendim është marre në datë 13 dhe çuditërisht në datë 14 po gjykata ka nxjerrë vendimin arresti për vajzën çka më le një shije jo korrekte. Nëse është shkak kërkesa për sigurim prove unë dyshoj mbi mënyrën e ndikimit mbi vajzën, nëse është shkak tjetër të cilën un nuk  e njoh që prokuroria ka prova mbi vajzën kjo mbetet për tu parë sot. Vajza është arrestuar si rezultat i vendimit në datë 14 në mungesë të saj. Mënyra se si gjenden në dosje dëshmi që çuditërisht kanë një rrjedhë jo normale, në momentin që Martina ka hedhur një pistë ku është verifikuar dhe s’ka dalë asgjë konkrete, atëherë, vajza ndërron një pistë tjetër. Pas dëshmisë së vajzës i merret dhe bariut e njëjta pistë, kjo nuk ka mundësi që dy persona të ndryshëm që kanë dhënë një version të gënjeshtërt të nisin po një gënjeshtër tjetër në version të ri.

Unë them që është influencuar por  se nga kush mbetet për tu parë. Mua më krijohet përshtypja që vajza diçka di por nuk besoj kurrë që vajza ka marrë pjesë në krim. Nëse shohim deklarimet e saj kanë ndryshime thelbësore nga dëshmia e parë në të dytën.”, tha avokati. 


Lajmi kryesor:

Nxori në pritë Martin Çeçon, lihet në burg Martina Pajollari! Nëna flet për mediat: Thonë se ka të dashur 43-vjeçarin, ai e ka si vajzë! Para 2 javësh e martova


S.C//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?