Sport

Martini s'e bën të madhe turpërimin e Teutës: Sheriffi skuadër shumë e mirë! Sot në fushë Partizani dhe Vllaznia

8 Korrik 2021, 12:08| Përditesimi: 8 Korrik 2021, 12:56

  • Share

Ndeshja e parë në historinë e Teutës në Champions League ishte për t’u harruar. Durrsakët u mposhtën 0-4 nga moldavët e Sheriff Tiraspol, duke lënë pas një zhgënjim të madh, por trajneri Edi Martini nuk e bën të madhe, duke lënë të kuptohet se kampionët e Shqipërisë nuk mund të maten me Tiraspolin.

Edi martini, trajner i Teutës: “Ishin gola që mund të evitoheshin, mund të bëhej më mirë. Megjithatë janë një ekip mjaft i mirë, me përgaitje fizike optimale dhe mjaft të shpejtë. Fakti që kanë vazhduar kampionatin do të thotë se janë më mirë se ne fizikisht.”

Ndërkohë sot për llogari të turit të parë të Conference League Partizani do të presë në Elbasan Arena në orën 20:00 moldavët e Stijnful George. Të kuqtë shihen si favorit, por trajneri Ilir Daja ka evidentuar disa problematika te skuadra e tij.

Sakaq në orën 21:00 Vllaznia do luajë në transfertë kundër boshnjakëve të Shiroki Brijeg. Në kampin shkodran janë optimistë se do kthehen në Shqipëri me një rezultat favorizues.

Alban Xhaferri, sponsor i Vllaznisë: “Ne në përgjithësi jemi optimist. Sigurisht që do luftojmë për të kaluar këtë tur, por nuk do ta neglizhojmë absulotisht këtë skuadër. Siç dihet skuadrat e ballkanit bëjnë një futboll të fortë, një futboll me përgatitje të lartë fizike. Gjithsesi Vllaznia është e motivuar dhe jemi të bindur se do të marrim një rezultat sa më të mirë këtu në mënyrë që të na lehtësohet puna në Shkodër dhe ta kalojmë turin me sukses.”

Javën e ardhshme si Teuta, ashtu edhe Partizani me Vllazninë, do të luajnë ndeshjet e kthimit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?