Nick Jonas dhe Priyanka Chopra

VIP & Spektakël

Martohet me aktoren indiane 10 vite më të madhe, ja si u veshën Nick Jonas dhe Priyanka përgjatë ceremonive martesore (Foto)

4 Dhjetor 2018, 20:48| Përditesimi: 4 Dhjetor 2018, 21:39

  • Share

Nick dhe Priyanka kanë ndarë fotot e para nga dasma. Ai 26 dhe ajo 36 vjeçe, kishin më shumë se një vit që dilnin së bashku dhe u fejuan në maj të vitit të kaluar.

Ata u martuan me dy ceremoni sepse siç kishin thënë më herët, gjëja më e bukur që iu kishte sjellë marëdhënia e tyre ishte fakti se pavarësisht se vijnë nga kultura të ndryshme, familjet e tyre kanë mësuar ta respektojnë njëra-tjetrën.

Cifti zhvilloi më herët një ceremoni hindu ku u shfaqën me veshje tradicionale indiane, ndërsa sot ndanë fotot nga ceremonia e krishterë, ku shfaqeshin të veshur ajo me fustanin e bardhë dhe ai një dhëndër me kostumin klasik.

Në fotot e ndara në instagram Priyanka shkruante: “Përgjithmonë fillon tani”, ndërsa Nick e shoqëroi foton me shkrimin: “Dita më e lumtur e jetës sime”.

Nick dhe Priyanka gjatë ceremonisë martesore

 

Nick dhe Priyanka gjatë ceremonisë martesore indiane

1/2
/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?