Pasi ka dalë nga SPAK, Sali Berisha është pyetur nëse ka frikë se mund të shkojë në burg pasi ka mbajtur një fjalë të gjatë për mediat. Gazetari i tha se po thyen masën e sigurisë arrest shtëpie pasi po komunikon me gazetarët, ndërsa Berisha e cilësoi një masë staliniste. Por pastaj i pafuqishëm përballë drejtësisë së re u nis sërish për tu izoluar në banesë.
"Ajo është një masë staliniste që tregon frikën e regjimit nga fjala e Berishës. Lëre mos e pyet! Për sa i përket komunikimit, po më dolën gazetarët përpara, harroje ti se unë njoh ligj tjetër përveç ligjit të fjalës së lirë dhe komunikimit me ta. Të ardhmen e opozitës e shoh në fitore të sigurt. Opozita ecën në fitore të sigurt.", tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Afera ‘Partizani’/ Berisha me policë çohet në SPAK, sulmon prokurorët e Dumanin: Grup i strukturuar kriminal, po përdoren nga Rama (VIDEO+ FOTO)
SI.E./ReportTv.al