Masa për subjektet që ndotin mjedisin, kush shkakton dëme të pakthyeshme në territor, përjashtohet për 50 vjet nga lejet mjedisore

8 Mars, 17:39| Përditesimi: 8 Mars, 17:58

  • Share

Subjektet që shkaktojnë dëme të pakthyeshme në mjedis si pasojë e veprimtarisë së tyre, do të përjashtohen nga e drejta e marrjes së lejeve mjedisore për një periudhë 50-vjeçare. Ky propozim është bërë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në konsultimin publik për ndryshimet në ligjin “Për lejet e mjedisit” ku gjithashtu parashikohet edhe masa për shfuqizimin e lejeve që këto subjekte disponojnë, qoftë të llojit A apo B.

Në këtë rast, në zonën e dëmtuar ndalohet lejimi i aktiviteteve të tjera që kanë ndikim negativ në mjedis për sa kohë sipërfaqja nuk është rikthyer në gjëndjen e mëparshme.

Neni i ri parashikon që ligjit t’i shtohet penaliteti për përjashtimin 50 vjeçar të subjektit nga e drejta për të marrë leje mjedisi në rastet e mospërmbushjes dhe mosrespektimit të kërkesave, parimeve dhe kushteve të lejes përkatëse të mjedisit të tipave A apo B nga operatori i një instalimi, që dështojnë të kthejnë territorin e veprimtarisë në gjendje të kënaqshme, duke pasur parasysh gjendjen e këtij territori para se subjekti të fillonte veprimtarinë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?