Foto ilustrim

Sociale

Masa shtrënguese për ‘Shtëpitë Funerale’: Jo në godina të banuara dhe as të dukshme për publikun

8 Gusht, 13:24| Përditesimi: 8 Gusht, 13:32

  • Share

Këshilli Bashkiak Tiranë ka miratuar së fundmi një vendim për kontrollin dhe licencimin e ‘Shtëpive Funerale’, ku janë caktuar rregulla strikte për kushtet që duhet të plotësojnë në mënyrë që të licencohet.

Kushti kryesor është vendi ku do të ushtrohet aktiviteti i një  ‘Shtëpie Funerale’. Në rregullore saktësohet që nuk do të lejohet që një hapësirë e tillë të jetë në palate banimi.

“Shtëpitë funerale nuk duhet të jenë në godina banimi dhe veprimtaria e ushtruar në to nuk duhet të jetë e dukshme për publikun”, thuhet në vendim.

Edhe nëse zyrat e shërbimit të agjencisë funerale do të jenë në një godinë të banuar, nuk do të lejohet tregtimi i materialeve në këto ambiente.

“Agjencitë Funerale mund t'i kenë zyrat e shërbimit edhe në godina banimi, por në asnjë rast nuk munden që në të njëjtin ambient të ekspozojnë dhe të tregtojnë materiale si arkivolë, kurora, vazo etj. Këto materiale duhet të mbahen në ambiente të veçanta, jo  të dukshme për publikun. Nuk duhet të kenë shenja dalluese, fetare, të përhershme, në fasadën e tyre apo në mjedisin përreth”, saktësohet në vendim.

Në momentin që një subjekt aplikon për t'u licencuar për këtë aktivitet, Komisioni i Inspektimit të Kushteve Teknike, do të bëjë verifikimin e godinës ku do të ushtrohet aktiviteti dhe pasi të jenë plotësuar kushtet do të jepet licenca.

Po ashtu në këtë rregullore janë specifikuar edhe një sërë kushtesh të tjera që duhet të plotësojnë subjektet që aplikojnë për këtë licencë, nga numri i punonjësve, te kapacitetet e godinës për të kryer ritualet e lamtumirës për qytetarët që kanë humbur jetën, e deri tek rastet kur do të revokohet licenca e këtij shërbimi.

Subjektet që e ushtrojnë këtë aktivitet, duhet të marrin masa që parashikimet e këtij vendimi, të zbatohen brenda 6 muajve.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 08/08/2025 14:51

    Bravo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?