Një nga stadiumet e Katarit

Masa të forta në Katar, aktivisti i LGBT del në protestë! Ndërhyn policia në Doha

25 Tetor 2022, 22:15| Përditesimi: 25 Tetor 2022, 22:18

  • Share

Nga 20 nëntori - 18 dhjetor të këtij viti, Katari do presë eventin më të madh të futbollit në botë. Kampionati Botëror 2022 ka gjithë vëmendjen e mundshme, me shtetin organizator që ka vendosur masa të rrepta kundër alkoolit dhe komunitetit LGBT.

Sesa të rrepta janë masat, diçka e tillë është parë sot. Një aktivist britanik pjesë e LGBT, protestoi sot para Muzeut Kombëtar në Doha. Peter Tachell kishte veshur një bluzë të bardhë në të cilën shkruhej: "Katari arreston dhe burgos pjesëtarët e LGBT". Në vendngjarje ndërhynë menjëherë dy policë me uniformë dhe tre civilë, të cilë hoqën flamujt dhe mbuluan mbishkrimet, duke fotografuar edhe mjetet e identifikimit të britanikut. Të gjitha simbolet u konfiskuan, me aktivistin që më pas u la i lirë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?