Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Masa të reja kufizuese në Maqedoninë e Veriut, punëtorët e pavaksinuar kundër COVID rrezikojnë vendin e punës

10 Gusht 2021, 22:00| Përditesimi: 10 Gusht 2021, 22:16

  • Share

Duke filluar nga 16 gushti në Maqedoninë e Veriut, do të hyjnë në fuqi masat kufizuese për të ndaluar hyrjen e të pavaksinuarve nëpër objekte gastronomike dhe hotele, masa këto që mund të bëjnë që shumë qytetarë të humbin vendin e punës në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë shumë biznese private po paralajmërojnë punëtorët e tyre që të vaksinohen sa më shpejt në mënyrë që të mos përhapet lloji i ri i i virusit Delta.

Sa vjen e ngushtohet rrethi i lëvizjes së lirë për qytetarët që akoma nuk janë imunizuar kundër virusit korona, por ende nuk ka vendim që ndalon hyrjen e të pavaksinuarve në institucionet publike apo firmat private.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?