Fran Marashi

Kronikë

Masakra e 1997 në Kuçovë ku u vranë 4 policë,GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Fran Marashin

10 Mars, 17:57| Përditesimi: 10 Mars, 18:37

  • Share

TIRANE- Gjykata e Posaçme ka dënuar sot (10 mars 2025) me burgim të përjetshëm Fran Marashin, i përfshirë në masakrën e Urës Vajgurore 17 qershor 1997, ku u vranë 4 punonjës policie dhe u plagosën 6 të tjerë.

Gjykata e Posaçme e ka shpallur fajtor Marashin për të gjitha akuzat, duke i dhënë në total një dënim prej 108 vitesh burg si dhe 4 dënime të përjetshme. Masakra e rëndë u rigjykua nga GJKKO pas vendimit të Gjykatë së Lartë për ta rikthyer dosjen në shkallën e parë.

Kur ndodhi masakra?

Pas një mitingu të Partisë Socialiste, forcat e policisë ktheheshin në Berat me mjetet e tyre, kur janë qëlluar me armë 150-200 metra larg vilës së Protoduarëve. Autoblinda e policisë ka ulur kapakët dhe është nisur në drejtim të sheshit në qendër të qytetit, por pa bërë 50-60 m rrugë, është goditur nga një predhë antitank nga vila e Protoduarëve.

Dëshmitari okular Lulzim Nexhipi ka thënë se në këtë moment mbi blindin e policisë janë hedhur shishe me lëndë djegëse si dhe është parë Lek Lorja e Fran Marashi që kanë hipur në tank. Pas kësaj janë dëgjuar dy gjuajtje të fuqishme dhe blindi ka marrë zjarr, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen duke u djegur brenda në blind policët Miltiadh Koçi, Arjan Shemuni, Asllan Selami dhe Ilia Bano si dhe janë plagosur dy policë Thimi Tanku dhe Ylli Dhamo.

Nga të shtënat u vra edhe një qytetar Ilir Bani, i cili ndodhej në atë moment rastësisht. Sipas prokurorisë, autorë të krimit ishin anëtarët e bandës së drejtuar nga familja Protoduari.

Që prej 13 dhjetorit të 2024-ës Fran Marshi ishte i izoluar në regjimin 41 Bis.

Të dënuarit e tjerë për masakrën janë:
Fran Marashi, me burgim të përjetshëm
Musa Protoduari, me burgim të përjetshëm
Shkëlqim Protoduari, me burgim të përjetshëm
Fatbardha Protoduari, me 25 vjet burg
Sokol Ndreu
Gjovalin Ndreu
Preng Miri
Gjelosh Miri

Njoftimi i GJKKO

1. Me datë 19.09.2023 pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është paraqitur për gjykim çështja penale në ngarkim të të

pandehurit Fran Marashi”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e

Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Flojera Davidhi, me vendimin Nr. 21, datë 10.03.2025 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, në formën e pjesëmarrjes në bandë të armatosur, parashikuar nga neni 333 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, në dëm të viktimës I.B, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995), në lidhje me nenet 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe 334 paragrafi 1 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me 20 (njëzet) vjet burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, në dëm të viktimës M.K, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, në dëm të viktimës A.Sh, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, në dëm të viktimës A.S, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale“Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, në dëm të viktimës I.B, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, në lidhje me nenin 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 të Kodit Penal dhe me nenin 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995), e dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale“Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e mbetur në tentativë në dëm të viktimës Th.T, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga nenet 79/b dhe 22 i Kodit Penal, në lidhje me nenin 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe me nenin 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me 35 (tridhjete e pesë) vjet burgim.

8. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale“Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e mbetur në tentativë në dëm të viktimës Y.Dh, parashikuar nga nenet 79/b dhe 22 i Kodit Penal, në lidhje me nenin 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe me nenin 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me 35 (tridhjete e pesë) vjet burgim.

9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale“Heqja e paligjshme e lirisë”, në dëm të viktimës K.B, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga neni 110 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995), në lidhje me nenin 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 të Kodit Penal dhe me nenin 334 pika “I” të Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995), e dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

10. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve, i pandehuri Fran Marashi, përfundimisht dënohet me një dënim të vetëm me burgim të përjetshëm.

11. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Fran Marashi në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

12. Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë gjykimit sipas formularit bashkëlidhur t’i ngarkohen të pandehurit Fran Marashi.

13. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • protoduari: 10/03/2025 18:21

    ky ka ken 17 vjec ne at koh e keni denu sikur ka ken ky kapoja i bands

    Përgjigju
    • Vlona: 10/03/2025 19:36

      Fiks ke fole sa ka qe vazhdojne sot e gjykata ju ban karshillek

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?