Ministri i Brendshëm i asaj kohe Gramoz Ruçi në momentin e trazirave të 2 prillit ’91 në Shkodër u ka dhënë një urdhër të brendshëm forcave të policisë dhe të Sigurimit të jenë të përgatitur. Sipas këtij urdhri jepet liri për të përdorur armë përgjatë protestave nga ana e policisë. Dokumenti është firmosur nga Gramoz Ruci, atëherë ministër i Brendshëm. Repolitix në Report Tv ka zbardhur urdhrin.
"Gjate dites se djeshme ne qytetin e Tiranes, Shkod- Shkodrës dhe Kavajes jane grumbulluar turma njerzish ne menyre te paligjshme duke hedhur parulla politike dhe fyer personalitete te kombit. Forcat e policise kane nderhyre me agjitacion ose nuk kane nderhyre fare. Qendrime te tilla pas dites se 31 Marsit jane shume të gabuara. Policia te nderhyje me ashpersine e ligjes dhe kurdohere ushtrimin e forces ta shoqeroje me ndalimin e fajtoreve qe kap. Per te vepruar me forcen shkopit nuk ka askush arsye te pyes pergjegjesin. Per te vepruar me forcen shkopit nuk ka askush arsye te pyes pergjegjesin. Godiini ashper qysh ne fillimet e grumbullimeve. Pas te paralizuar ata qe nga turmat mund te goditin ne arme forcat tona, zini lertesite dominuese me qites te pergatitur, forcat tona qe perleshen me turmat mos shkojne te armatosura", shkruhet në urdhrin e brendshëm të 4 prillit 1991 të firmosur nga Gramoz Ruçi.
Nuk mund të themi se ky ishte urdhri për të qëlluar por ky tregon tentativën për të qetësuar situatën.
Lajmi kryesor:
Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991
B.K/ReportTv.al