Masakra e 2 prillit nëpërmjet FOTOGALERISË! Pamjet e rralla nga ngjarja që tronditi vendin

2 Prill 2022, 15:48| Përditesimi: 2 Prill 2022, 18:09

  • Share

Sot mbushen 31 vjet nga masakra e 2 prillit 1991 në qytetin e Shkodrës, ku u vranë 4 dëshmorë të Demokracisë.

Në këto fotografi, të shkrepura nga fotografi Angjelin Nënshati, i cili nuk jeton më, tregohen me detaje se çfarë ndodhur atë ditë në qytet. Protestuesit mësynë godinën e Komitetit Qendror të Partisë së Punës dhe që andej hidhnin dokumentet nga dritaret në oborr. Disave prej tyre iu vu flaka, ndërsa të tjera u grisën e u shkelën me këmbë.

Kjo ngjarje konsiderohet dhe si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri, ku mes turmës që protestonte u vranë me snajperë nga forcat e sigurimit, Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?