Borovë 1943, si dhe pse u vranë nga nazistët gjermanë 107 gra, burra e fëmijë shqiptarë?! Flasin dëshmitarët e kësaj masakre, Pandora Ndoni Lika dhe Jorgjia Simo Leka. I ftuar në studio, historiani Marenglen Kasmi.
Esencë nga Eljan Tanini, çdo të premte dhe të diel në ekranin e Report Tv.
Eljan Tanini: -Çfarë është dhe çfarë ndodhi ne Masakrën e Borovës?
Marengelen Kasmi: -Ishte koha kur boshti qendror kishte pushtuar gjysmën e botës. Një divizion gjerman, 24 mijë trupa kaluan në Shqipëri, nga Mali i Zi në Janinë. Merret një vendim ushtarak për të ndaluar një parashutim të mundshëm të forcave aleate në aeroportin e Janinës.
Eljan Tanini: -Çfarë ishte ky division?
Marenglen Kasmi: -Ky ishte një divizion që si në frontin e lindjes, si në Malin e Zi ishin shquar për barbarizma. Ky ishtë kalimi më i sigurtë, nëpër Shqipëri dhe pa ngacmuar njeri! Ishte dhënë urdhëri që nëse do te goditeni duhet të merrni masa për të fituar qetësinë e lëvizjes. Batalioni Tomorri zuri pritë në Barmash kolonës së madhe gjermane, ngjarja është e mirë shkruar. Partizanët i morën gjermanët për italianë, sipas një vrojtimi të marrë nga larg.
Divizioni i Parë Alpin Gjerman ishte elitar, ata bënin gati edhe 70 km në ditë ecje, ndërkohë që norma është 6 km në orë në terren në sheshtë. Ata në Shqipëri kaluan në mjete, jo në këmbë.
Eljan Tanini: Burimet shqiptare si shprehen për këtë ngjarje?
Marenglen Kasmi: -Burimet shqiptare thonë që beteja në Borovë zgjati 6-7 orë, burimet gjermane rreth 3 orë. Në këtë luftim forcat u mbërthyen me njëra tjetrën, nuk i la lufta të shkëputeshin, sepse lufta të mbërthen! Gjermanët vetë thonë se kishte disa gjermanë të plagosur lehtë, ndërkohë ne themi rreth 100 ushtarë gjermanë të vrarë! Kompania 13 e këtij regjimenti e bëri këtë masakër, Masakrën e Borovës, ku humbën jetën 107 gra, burra e fëmijë. Njerëzit i kanë djegur në shtëpi dhe i kanë vrarë.
Eljan Tanini: -Si mbahet mend Borova për këtë ngjarje?
Marenglen Kasmi: -Borova ngeli në kujtesën e popullit shqiptar si fakti që me ta nuk merresh dot, pra me gjermanët! Ajo ishte një pritë e organizuar në logjikën e luftës, qëndresa ishte e organizuar! Kjo kolonë gjermane kreu edhe në fshatrat të tjerë vrasje, gjithashtu edhe në Leskovik, sipas raporteve të divizionit. Shqiptarët kishin organizuar një pritë ndaj kolonës gjermane, ku në të cilën shqiptarët partizanë u rrethuan keq.
Një kapiten i ndërlidhjes gjermane, i kërkonte leje komandës të ndërronte vendkomandë për shkak të erës së trupave të vrarë në Leskovik. Brenda tre javësh në atë vend ku kalohet ende sot, kanë lëvizur 24 mijë trupa gjermane nga Mali i Zi për në Janinë. Jehona e Borovës u shpërnda kudo në Shqipëri.
Gjermanëve ushtarë u ish thënë që banditët rrinë të veshur civilë. Ishte ngjarje e hidhur por me mobilizim të lartë nga ana jonë. Komandanti që bëri këtë masakër ishte i gjatë sa pushka, por lufta nuk njeh të tilla fakte. Në itali dhe Greqi ky divizion ka kryer të njëjtat masakra, gjëra të njohura tashmë.
Vermahti ka pasur një qasje tjetër në raste të ngjashme, esesët jo. Borova është pjesëz e një ngjarjeje që i kalon përmasat tona. Të besueshme janë raportet ushtarake, jo kujtimet nëpër ditare.
Eljan Tanini: -Ju keni gjetur edhe letrën e fundit të gjermanit që iku nga Shkodra?
Marenglen Kasmi: -Për Çlrimin e Shqipërisë duhej marrë për bazë Shkodra! Kristo Frashëri ka qenë në Shkodër për çlirimin e saj.
Eljan Tanini: -Si e ka shfaqur regjimi monist, Masakrën e Borovës ndër vite? Në vitet 44-90, Masakra e Borovës është mësuar në librat e historisë?
Marenglen Kasmi: -Muri rrethues i varrezave në Borovë është bërë me gurët e shtëpive të djegura, gjithmonë kur kaloj ndaloj. Është masakra më e madhe, është një detyrim human, dokumenton një ashpërsi të luftës që mori gjithë vëmendjen e duhur edhe në tekstet mësimore. Trajtohej në shkollë në mënyrë të përmbledhur, sot edhe në mënyrë të cunguar!
Eljan Tanini: -Si shfaqet Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare sot Kasmi, në botime akademike?
Marenglen Kasmi: -Ka tendenca për ti ndërruar natyrën e saj. Nuk duhet ti trembemi gjërave të reja, por po hapim probleme më të mëdha. Grekët, pretendimet e Qeverisë Greke kanë thënë e shkruar se shqiptarët nuk e kanë luftuar antifashizmin, por kanë luftuar kundër tyre. Ka mendime të ndryshme për atë luftë, por ajo luftë nuk mund të zhbëhet, nuk mund të zbehet me mesazhe të ndryshme. Vëllimi i katërt i Institutit të Historisë, ku janë pesë vëllime, përmendet 0 herë termi Luftë Antifashiste Nacional Çlirimtare. Aty ka më shumë se të pa vërteta.
Eljan Tanini: -A ka kërkuar falje ndonjë ambasador gjerman për Masakrën e Borovës? Edhe ambasadori Austriak?
Marenglen Kasmi: -Ish Ambasadori gjerman Hoffman ka folur për një pendesë të ngjashme! Në këto trupa ka patur edhe austriakë. Gjermani praktikisht e ka shprehur, siç Willy Brandt u gjynjëzua në Poloni, fjalët më pas janë të tepërta.
Gjermanët e kanë organizuar shumë saktë këtë mirëmbajtjen e varrezave të pas luftës, ata janë organizuar vullnetarisht me një grafik të mirë dhe praktik. Madje shkojnë edhe pastrojnë varrezat e ndryshme. Kam përshtypjen se edhe dicka e tillë ka ndodhur
Eljan Tanini: -Me çfarë po punon tani, me çfarë po merresh?
Po punoj një biografi për Sadik Premten, kam edhe objekte personale të Premtes, mi ka dhënë vëllai nga nëna i tij për ti çuar në Muze Historik Kombëtar