Kronikë

Masakra e Bradasheshit/ Dëshmia e Alibejt në GJKKO: Pasi u rrëfeva në polici, ekzekutorët shkuan deri te fëmijët në shkolla

5 Qershor, 12:09
  • Share

1749118101_alibej.jpg

Në vijim të dëshmisë së tij përpara gjykatës në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”, Erjon Alibej ka zbuluar se në përpjekje për të identifikuar autorët e masakrës së Bradasheshit, kishte përdorur sistemin TIMS për të ndjekur lëvizjet e të dyshuarve. Ai tha se kishte verifikuar emrat dhe të dhënat e Çapjave, Altin Ndocit dhe të tjerëve. Alibej tha se policia nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim dhe se ekzkutorët sipas tij i shkuan fëmijëve deri te shkolla e fëmijëve.

“Ardian Collaku më ka treguar se kush ishte Dashnor Dumani. Dhe më thotë se ka pas lidhje me një grabitje në lagjen time, në Kala. Në këtë periudhë, kisha sistemin TIMS dhe i verifikova vëllezërit Çopja, Altin Ndocin dhe të gjithë që kisha dyshime. Më 5 janar 2019 ishte larguar nga Shqipëria dhe këta të tjerët ishin në një ishull grek.

Unë po humbja dhe besimin te institucionet. Dhe më thonë që Abedin Mana ka bërë takim me Tonin Vocaj te stadiumi "Qemal Stafa". Kur jam vetëdorëzuar, i pari që kam takuar ka qenë Leonard Palushi. I kam treguar për autorët e vrasjes së vëllait. Më vjen prokurori në ambientet e paraburgimit, Ritvan Suka, dhe i them çdo gjë që i kam thënë Leonard Palushit.

I thashë: “Pse nuk e bashkon çështjen?” Para se të dorëzohesha, i kam dhënë informacion tre punonjësve të policisë: Krenarit, Leonardit, Avniut. Pasi kam folur para policisë, grupi ekzekutor ka shkuar deri te fëmijët në shkolla. U kemi vënë në dispozicion edhe makinat dhe asnjë veprim nga policia”, tha Alibej.


Lajmi kryesor:

Plumbi i Artë/ Alibej zbulon policin që i jepte të dhënat: Kontrolloja sistemin TIMS! Bëra vetë hetuesin për vrasësit e familjes, maskohesha si shpërndarës picash


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?