SHKODËR - Masakra e Dobracit me 4 viktima, prokuroria e Shkodres shpall moskompetencën dhe kalon për hetim ne SPAK. Prokuroria e Shkodrës ka dyshime se ngjarja është kryer nga një grup kriminal, vepër penale që është kompetencë e SPAK, raporton gazetarja Keti Banushi.
Hetimi për masakrën e Dobraçit në Shkodër dy javë më parë me 4 të vrarë, do të kalojë për hetim në duart e Prokurorisë së Posaçme. Në lagjen Dobraç mbeten 4 të vrarë, 2 mes të cilëve ishin kalimtarë, pas një atentati ndaj Hamza Licit.
Të vrarë mbetën Hamza Lici dhe miku i tij në automjet Arlind Bushati. Sakaq, prej atentatit ndaj tyre humbën jetën dhe një çift burrë e grua të cilët po udhëtonin me motomjet pranë makinës së viktimave në momentin e atentatit. Nga shpejtësia makina përplasi motorin dhe humbën jetën Bashkim dhe Flutura Basha.
Ngjarja dyshohet se është kryer nga një grupi i strukturuar kriminal, sepse pas ngjarjes u gjet një makinë e djegur në zonën Grudë e Re, e cila kishte dy automatik brenda që mendohet të jenë përdorur në atentat.
Dyshimet u ngritën edhe më shumë pasi në makinën e viktimave ishte dhe një person tjetër që i shpëtoi atentatit. Nga disa pamje amatore mendohet se ky është Ibrahim Lici, i shumëkërkuari i drejtësisë për vrasjen e Endri Mustafës.
Po mire po prokuroria e Shkodres per cfare eshte,per divorce,rrahje/zenka e vjedhje bicikletash?! Ligjet aty jane,por kam pershtypjen qe pulat qe ngrohin veze neper gjykatat e prokurorite e rretheve e kane gjetur rrugen e shkurter dhe ja lene cdo krim te rende Prokurorise e Gjykates speciale,sepse kuptohet vete jane pula qe kane frike dhe nga hija e tyre e nga presioni i krimit!
Përgjigjubudallaqe nuk e kupton qe keto vrasje jane te porositura nga 313 apo nuk di te lexosh dhe cfare mundet nje prokurori e vogel ndaj krimit te organizuar qe dominon shkodren me gjoba dhe kercenime jete, apo nuk i beson komunikimet ne sky encron mes bandave te lezhes dhe shkodres deri ne fushe kruje apo kot doli reva