Kronikë

Masakra e Dobraçit, ministri Hoxha: Shumë shpejt policia do dalë me emrat e personave të përfshirë në ngjarje

13 Dhjetor, 16:28| Përditesimi: 13 Dhjetor, 18:10

  • Share

Një ditë pasi forcat elitë RENEA bastisën Bajrajt në Dobraç të Shkodrës me urdhër të SPAK, nga Korça, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, paralajmëroi se Policia e Shtetit ka zbardhur masakrën me 4 viktima të 30 tetorit 2024. Hoxha thotë se shumë shpejt blutë do të dalin me emra konkret në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ku mbetën të vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe krejt rastësisht, çifti i bashkëshortëve, Bashkim e Flutura Basha.

“Gjithashtu, janë zhvilluar kontrolle, ndalime dhe shoqërime të personave të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, përfshirë ato në Shkodër. Për emrat, besoj se duhet të presim deklaratat e Policisë së Shtetit, që do t’i bëjnë të ditura shumë shpejt. Unë besoj se shumë shpejt Policia e Shtetit do të publikojë deklarata konkrete për sa i përket emrave të përfshirë në ngjarjet në Dobraç”, tha ministri Ervin Hoxha.

Në tërësi Hoxha pranon se vendi sapo ka kaluar një valë të furishme kriminale, për të cilat thotë se shpejt do të ketë rezultate.

“Lidhur me krimin e organizuar dhe luftën kundër narkotikëve, kohët e fundit kemi pasur disa raste dhe ngjarje kriminale me pasoja të rënda, përfshirë humbje jete. Policia, në bashkëpunim me prokuroritë e rretheve gjyqësore dhe SPAK, është duke hetuar të gjitha këto raste dhe ngjarje kriminale që kanë qenë shqetësuese për opinionin publik. Besoj se shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete”, shtoi Hoxha.

Një ditë më parë, burimet i thanë Report Tv se RENEA mësyu në lagjen e Bajrave me 5 urdhër-arreste në duar, firmosur nga Elida Kaçkini e njëjta prokurore e posaçme që po heton masakrën në Dobraç. Në orën 02.00 të mëngjesit të së enjtes, policia hyri në banesën e Safet Bajrit, ku iu gjetë një arkë kursimi me 19 mijë euro, të cilën pretendoi se i ka kursime për vajzën e tij 1-vjeçare.

Efektivët sekuestruan edhe 2 celularë, të tijin dhe bashkëshortes. Policia kontrolloi 10 banesa dhe sekuestroi të paktën 5 automjete të blindura disa prej tyre thonë se u gjetën në vilën e vëllait të Behar Bajrit, kushëri i parë me Safet Bajrin.

Burimet thonë se në lagjet e konsideruara si ‘bunker’, Dobraçi dhe Kirasi, ku jeton Astmer Bilali, janë sekuestruar disa armë zjarri. Këto kontrolle – thonë burime të pakonfirmuara, nuk përjashtohet të kenë lidhje edhe me një hetim të ri ndaj Bajrave, në hasmëri disavjeçareve me fisin Lici.

Xh.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Minister: 13/12/2024 17:55

    Hetimin e drejton prokuroria e shtetit zoti minister. Deklaraten e ben institucioni i prokurorise. Tani, nese ske patur gje tjeter per te thene sot, hajt po ta falim, se je ende i ri ne detyre si ke mbushur 100 dite ne drejtim akoma. Lapsus po ta quajme, falet gje e vogel.

    Përgjigju
  • Rus: 13/12/2024 17:34

    Dihen autort EH IS ST SH

    Përgjigju
    • Rus: 13/12/2024 21:53

      Samet

    • House of Gucci: 13/12/2024 19:33

      Po SH kush asht vlla

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?