Kronikë

RENEA zbarkon në Shkodër me urdhër të SPAK! Përplasja me armë në Bushat e Masakra e Dobraçit, dy krime ende pa autor! Kontrolle në banesa

18 Shkurt, 07:49| Përditesimi: 18 Shkurt, 15:33

  • Share

SHKODËR -Forcat RENEA zbarkuan herët në mëngjes në Shkodër, në një operacion me urdhër të SPAK.  Atje i çuan dyshime për persona të tjerë të lidhur me ngjarjen e 23 gushtit të vitit 2024, ku u qëllua me armë ndaj një automjeti të blinduar Audi A8 në fshatin Rranxë të Bushatit.

Në automjet dyshohet se udhëtonin Samuel Troshani dhe Izmir Sakica. Të dy u vetëdorëzuan disa kohë më parë në policinë e Shkodrës për rrahjen e një qytetari në lagjen Rus, Vladimir Bruçi. Por prokurorët e SPAK kanë dyshime se Troshani dhe Sakica, anëtarë të grupit të Bajrave në Shkodër, të jenë kundërpërgjigjur me armë gjatë ngjarjes së gushtit të kaluar, ndaj është caktuar masë e dytë sigurie veç plagosjes, e cila i është komunikuar këtë të martë në burgun e Reçit. 

Për përplasjen me armë në Bushat, RENEA zhvilloi kontrolle në banesa e biznese për të kapur disa të dyshuar ndaj të cilëve janë lëshuar masa sigurie, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije. Ndërkohë, vijojnë të jenë në kërkim vëllezërit Andrea e Aleksandër Prendi dhe Pjetër Dragoti.

Për ngjarjen tjetër të bujshme që SPAK mori në dorë, atë të masakrës së Dobraçit nuk ka ende zhvillime të rëndësishme, autorët nuk janë identifikuar, sikundër ende nuk është zbuluar zyrtarisht nëse personi i plagosur që iu zhduk policisë pak pas atentatit, të ishte i shumërkuari Ibrahim Lici. Nga të shtënat, humbën jetën Arlind Bushati dhe Hamza Lici, vëllai i Ibrahimit, ndërsa plumbat i morën jetën dhe çiftit të pafajshëm të bashkëshortëve që udhëtonin rastësisht me motor në atë zonë, Bashkim dhe Flutura Basha.

Për masakrën e Dobraçit, javën e kaluar Gjykata e Posaçme la në burg të arrestuarin e vetëm deri tani Gjulio Vuksanin i cili akuzohet vetëm për vjedhjen e Range Roverit që u përdor nga autorët

Masakra e Dobraçit 

Pasditen e 30 tetorit 2024 në zonën e Dobraçit persona ende të paidentifikuar qëlluan nga një makinë drejt makinës, tip Benz S-Class, ku po udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati dhe një person i tretë. Nga të shtënat makina që drejtohej nga Hamza Lici, 23 vjeç humbi kontrollin dhe përplasi motorin ku udhëtonin dy qytetarë të pafajshëm, çifti Flutura dhe Bashkim Basha.

Flutura Basha humbi jetën në vendngjarje. Ndërsa Arlind Bushati humbi jetën, po atë ditë pak orë më pas në spital . Tre ditë më pas vdiq në spital edhe Bashkim Basha. Në makinë me Licin dhe Arlind Bushatin udhëtonte dhe një person i tretë, që dyshohet se është Ibrahim Lici. Ky i fundit ka dalë nga makina i ka dhënë ndihmën e parë viktimave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes pasi ka ardhur ambulanca.

Hetimet për masakrën në Dobraç kaluan në duart e SPAK pasi, Prokuroria e Shkodrës shpalli moskompetencë. Pas ngjarjes u gjet një makinë e djegur në zonën Grudë e Re, e cila kishte dy automatik brenda që mendohet të jenë përdorur në atentat.

Ora 11:19
Zbardhen detaje nga operacioni i RENEA-s me urdhër të SPAK në Shkodër

1722683683_renea.GIF

Zbardhen detaje nga operacioni i forcave RENEA me urdhër të SPAK në Shkodër.

Operacioni është zhvilluar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Rranxë të Bushatit më 23 Gusht 2024, ku u godit me armë autmojeti i blinduar “Audi A8”, me të cilin dyshohet se udhëtonin Samuel Troshani dhe Izmir Sakica.

Këta dy të fundit janë me masë sigurie të kërkuar nga SPAK dhe me miratim të GJKKO-së, për këtë ngjarje, masë e cila është komunikuar këtë të martë në burgun e Reçit ku mbahen që pas vetëdorëzimit për përplasjen dhe kanosjen me armë të një anëtari të familjes Bruçi.

Ndërkohë lidhur me masakrën e Dobraçit, javën e kaluar Gjykata e Posaçme ka lënë në burg të arrestuarin e vetëm deri tani Gjulio Vuksanin i akuzuar për vjedhje në kuadër të grupit kriminal, pasi ai dyshohet të ketë siguruar “Reange Roverin” që u përdor nga autorët në ekzekutimin e Arlind Bushatit dhe Hamza Licit, ku veç tyre humbën jetën çifti i pafajshëm i bashkëshortëve Bashkim dhe Flutura Basha.

Kujtojmë se për përplasjen me armë në Bushat, për të cilën janë firmosur masa sigurie, më herët u shpallën në kërkim vëllezërit  Andrea e Aleksandër Prendi dhe shtetasi Pjetër Dragoti.

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, policia ushtroi kontrolle në banesa e biznese me qëllim kapjen e personave të tjerë ndaj të cilëve ka masë sigurie por nuk bëhen të ditura identitetet, si dhe sigurimin e provave materiale. Ngjarja e Dobraçit dhe e Bushatit u hetuan fillimisht nga Prokurori e Shkodrës e cila pas disa javësh shpalli moskompetencën dhe çështja i kaloi SPAK, ku po hetohen si pjesë e një procedimi të vetëm, informon gazetarja e Report tv, Keti  Banushi. 

Ora 09:09
Masakra e Dobraçit! Renea 'zbarkon' në Shkodër, janë lëshuar 5 masa arresti, kryhen kontrolle në banesa

1739866620_aaa.jpeg

Forcat RENEA prej orës 05.00 të mëngjesit të sotëm (18 shkurt) kanë nisur një operacion të gjerë në lagjen Dobraç të Shkodrës, në kuadër të hetimeve për masakrën e 30 tetorit 2024, ku mbetën të vrarë katër persona.

Gjatë këtij operacioni, janë kryer kontrolle në disa banesa. Burime për Report Tv thonë se janë lëshuar 5 masa arresti në total.

Ndërkohë, janë dhënë dy masa shtesë për Samuel Troshani dhe Izmir Sakica, të cilët u vetëdorëzuan më 22 janar në polici për ngjarjen e Bushatit, ku ata dhunuan Vladimir Bruçin, për një vendparkimi, në qytetin e Shkodrës dhe jo domosdoshmërisht me masakrën në Dobraç.

G.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • bledi: 18/02/2025 08:50

    SPAKU DO ISHTE MIRE QE TE BENTE LUTJE QE TE KTHEHET DENIMI ME VDEKJE PER 10 VJET....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?