Vazhdojnë hetimet e policisë dhe prokurorisë në lidhje me masakrën e Elbasanit. Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur se kanë ngushtuar rrethin e të dyshuarve, ndërsa duket se kanë gjetur edhe shkakun e ngjarjes së rëndë.Sipas tyre, ngjarja ku mbeti i vrarë Agron Çapja, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli mund të ketë ardhur si pasojë e disa konflikteve të ndodhura së fundmi mes pjesëtarëve të fisit Çapja me disa persona të tjerë, banore të Elbasanit.Në sitën e hetuesve po kalon tashmë çdo konflikt i mundshëm i fisit Çapja. Ndërsa nuk përjashtohet as pista e hakmarrjes dhe ajo e prishjes së pazareve të drogës.