Masakra e Fushë-Krujës, ish-prokurori Beci: Spekulim të thuash se morën pjesë vrasës me pagesë! Ja pse i djegin makinat pas krimeve

18 Korrik 2022, 18:48| Përditesimi: 18 Korrik 2022, 19:21

  • Share

Sezoni veror dhe festat e fundvitit janë periudhat më problematike që ngarkojnë statistikat e krimit në Shqipëri. Kështu deklaroi ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, për emisionin ‘Kontrast’ në Report TV. Duke u ndalur tek vrasja e tre të rinjve këtë të diel, Beci shtoi se është tepër herët për të thënë se krimi u krye nga vrasës me pagesë. Në studio me gazetarët Denis Minga e Lorenc Vangjeli, ish-prokurori shpjegoi edhe procedurën e hetimeve. Ai tha se pas hetimeve nga Porkuroria e Krujës, nëse haset në një grup të strukturuar kriminal, atëherë çështjen mund ta marrë edhe SPAK.

“Kryesisht dy sezone janë problematike sa i përket ngarkesës me ngjarje kriminale. Është sezoni i verës dhe ai i fundvitit. Ndoshta një nga arsyet është kthimi i shqiptarëve në atdhe ku një pjesë e tyre mund të jenë kontigjent për ngjarje të tilla dhe duke patur fluks ata dalin jashtë ‘radarit’ të Policisë. Numri i lartë i të shtënave në rastin e Fushë-Krujës, shpërthimi i automjetit apo përdorimi i disa armëve në krim e bëjnë më makabre ngjarjen, por gjithashtu krijon vështirësi edhe në hetime për ekspertët. E rëndësishme është që gjithçka e ndryshuar në vendngjarje si pasojë e veprës penale ka rëndësi që të dihet me saktësi. Mund të gjesh një gëzhojë të fundit që nga tre autorë e kthen pjesëmarrjen në katër. Përshembull zjarri i makinës mund të ketë qenë i qëllimshëm apo aksidental. Përcaktimi i të gjithë këtyre elementëve do të mundësojnë që ekspertët të kenë një dinamikë të qartë të krimit” – deklaroi Beci.

Referuar deklaratave nga media të ndryshme, se vrasja e trefishtë u krye nga vrasës me pagesë apo ‘komando’, Eugen Beci u shpreh se ky është një spekulim. Sipas tij, duhen kryer një sërë ekspertimesh për të arritur në konkluzione të tilla.

“Është shumë shpejt të aludosh nëse krimi është kryer nga vrasës me pagesë ndërsa ende nuk është tharë boja e kqyrjes së vendit të ngjarjes. Aty janë shumë ekspertime për t’u bërë” – tha ish-Prokurori i Krimeve të Rënda për emisionin ‘Kontrast’ në Report TV. 

Por përse digjen kryesisht automjetet dhe armët e autorëve në ngjarje kriminale? Ish-prokurori deklaroi se kjo është një metodë e krimit të sofistikuar, për të zhdukur gjurmët daktiloskopike dhe duke vështirësuar kështu zbulueshmërinë e krimit.

“Mbaj mend shumë vite më parë që në jug të vendit, kryesisht në Vlorë, makinat që përdoreshin për krime dhe armët e zjarrit ishte zakon që të hidheshin në liqene. Por me ardhjen e thatësirave armët, makinat apo edhe kufomat e zhdukura shfaqeshin dhe krimet nisën të zbuloheshin. Tani kanë menduar që t’i djegin për arsye që të zhduken edhe gjurmët daktiloskopike.” – tha Beci.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sandri: 19/07/2022 01:35

    Po te flasi ky prekuror super i korptu qe kalidhje me te gjithe kriminelet dhe parate nderton pallate del e flet po ska shtet ska spak ska asnje gje aty ne ate vend se jane te perly turp

    Përgjigju
  • Anonim: 18/07/2022 21:28

    POPULLI THOT AI STAN ATE BULMET KA , PO U MORE ME PISLLIQE KETO KAN PASOJAT DHE FUNDI JETOJM NE KOH SHUM TE KEQIJA SA DHE NE VITET 80 MAFJA KISHTE NJE KOD , KETU JA KALUAN ITALIS ,KAMORRES DHE SICILIS POR KA DHE POLICA TE INKRIMINUAR QE JAN MIQ ME KRIMINELET OSE I LAJMEROJN SI U BE KUR U KAP DUMANI DHE TE TJERET U ZHDUKEN KETO KRIME DO NDODHIN MIDIS RIVALEVE TE DROGES POR DHE GJOBAT QE JU VEN BIZNESMENEVE SI NDODHI ME REMZI HOXHEN NE 95 KU E ZHDUKU SALI BERISHA ME GAZI DEDEN ,TELITIN DHE ZAGARET E TJER DHE TRUPI SJU GJET ME KESHTU FILLON SAGA E VRASJEVE ,DUKE FAJESUAR GJITHMON KOHEN E ENVERIT DO THOSHJA TE KEQEN E ASAJ KOHE , VETE TJETRI NE VLOR I VJEDH DHE I PERDHUNON FEMIJEN 17 VJEC CFAR DUHET ME SHUM SE KETO FSTKEQESI , SA DUHET QETESIA SE RREZIKOHET JETA E NJEREZVE QE NUK KAN FAJ ME CFAR NDODH ME BANDAT RIVALE ,PO NUK U VU DENIMI ME VDEKJE ESHT E KOT, SA VRASJE NDODHIN ,U VRA DJALI NE FIER DHE U PERDHUNUA NGA MOSTRA , DENIMI ME VDEKJE ESHT GJEJA ME MIR PER KETA MOSTRA.

    Përgjigju
  • Turi: 18/07/2022 19:28

    Nese behet nje hetim i drejte dhe me inspektore krimesh te ndershem shume shpejt autoret kapen sepse dihet me ke i kane konfliktet plus dihen dhe qitesat qe mund te kene mare pjese por ne kete vend cudirash ku fukarai qe vjedh energji ben 4 vjet burg dhe ai qe vret denohet me sherbimin e proves atehere cdo krim i grupeve ngelet mister sepse disa koka te policise jane te korruptuar !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?