TIRANE- Në seancën e radhës në procesin gjyqësor ndaj ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu i akuzuar për shpërdorim detyre lidhur me masakrën e Gërdecit, avokatët kundërshtuan dy ekspertizat të paraqitura nga SPAK një seancë më parë.
Për ekspertizën e shkaqeve të shpërthimit të bërë nga ekspertët amerikanë dhe ekspertizën ushtarake, mbrojtja e Mediut deklaroi se ish ministri i mbrojtjes, nuk ka lidhje me asnjërën nga provat e paraqitura nga SPAK, ndërsa do të kërkojnë riekspertim për shkaqet e zjarrit.
“Kërkuam riekspertim për shkakun e shpërthimit në Gërdec, është interes i shqiptarëve të marrin vesh pse ka ndodhur ngjarja në Gërdec. Ekspertët amerikanë dhe prokuroria kanë thënë që shkaqet janë të pamjaftueshme” tha Mediu.
Avokati Henrik Ligori tha në seancë se ekspertët amerikanë e kanë lënë të hapur shkakun e shpërthimit, duke paraqitur 5 hipoteza të mundshme pse ka ndodhur ngjarja. Sipas tij, mund të merret parasysh edhe një shkak i gjashtë, që mund të jete ngjarje e qëllimshme, e cila nuk është hetuar. Për këtë arsye, avokati kërkoi gjithashtu të pyeten ekspertët për ta përcaktuar të saktë se çfarë ka ndodhur.
Kjo kërkesë u kundërshtua nga prokurori i çështjes Klodian Braho, i cili tha se është e panevojshme kryerja e një eksperimenti. Të njëjtin argumentin parashtroi edhe avokati i viktimave Dorjan Matlia. Sipas këtij te fundit, nuk ka rëndësi se kush e vuri shkrepësen dhe se si ndodhi, por se si ishin kushtet që ndodhi ajo tragjedi.
Sa i takon kërkesës, gjyqtarja Irena Gjoka tha se do shprehet në fund të procesit. Ndërkohë gjykata relatoi se nga ministria e Drejtësisë kishte ardhur përgjigja në lidhje me pyetjen e dëshmitarëve të kerkuara nga SPAK, që janë përfaqësues të kompanisë SAC në Amerikë.
Në letërporosi shkruhej se ata nuk kanë mundësi që pyetja e tyre të behet në një seancë gjyqësore, pasi shteti amerikan nuk e ka një praktike të tillë, por mund të pyeten nëse bie dakord pala shqiptare, nga agjentet e FBI.
Në lidhje me këtë përgjigje edhe prokurorët por edhe avokatët e Mediut thanë se do të shprehen në seancën e radhës, e cila u caktua më datë 2 maj ora 10.00. Mediu dhe pala e familjarëve kërkon që pyetja e 5 amerikanëve të bëhet me video konferencë.
Ish ministri i Mbrojtjes kërkon riekspertim të shpërtimit të ndodhur në Gërdec më 15 mars 2008.
Mediu thotë se duhet të zbulohet shkaku dhe se nuk ka injoruar në asnjë rast mendimin e ekspertëve ushtarakë dhe civilë.
“Është interesi i shqiptarëve të kuptojnë çfarë ka ndodhur në Gërdec. E pamjaftueshme është marrja e informacionit kush kanë qenë qëndrimet e SHISH në raport me këtë çështje. Do i shkojmë të vërtetës deri në fund. Unë kam kryer detyrën time. Nuk ka pasur asnjë mendim ushtarak që unë s’e kam vlerësuar. Nuk kam injoruar në asnjë moment mendimin e ekspertëve ushtarakë apo civilë” tha Mediu.
Avokatët kanë paraqitur sot një kërkesë mbi aktin e ekspertimit teknik për shkaqet e shpërthimit. Ata kërkojnë kryerjen e një eksperimenti në kushte të përafërta me rrethanat kur u shkaktua zjarri për të përcaktuar mundësinë apo pamundësinë e shkakut të saldimit në ndezjen e barutit
'Për ne ngjarja e Gërdecit nuk është aksidentale. Per ne shtojmë probalitetin e një qëllimvënieje ' thotë avokati i Mediut, Adrian Visha pasi doli nga seanca.
Sa i takon letërporosisë nga SHBA, Mediu u shpreh se parapëlqente marrjen me pyetje në një diskutim interaktiv. “Do të konsultohemi me avokatët për qëndrimin e SHBA. Ne kërkuam diskutim interaktiv jo të ecet me letërporosi”, tha ai.
Parashtrime mbi ekspertimin teknik per shkaqet e shperthimit
Afati i parashkrimit 10vjeçar dhe 15 vjeçar ka kaluar ne fund do thone z.Mediu je i denuar por te eshte parashkruar vepra klm
PërgjigjuDuhet ndare Ceshtja e shperthimit nga korrupsionin i organizuara me produktet e punes ne kete fabrike demontimi.Ketu abuzon Mehdiut dhe te gjithe personata pergjegjesi per shperthimit. Shkelja e regullave te sigurimit filloni qe me percaktimit e objektit ne afersi te qendres se banuar,mungesen e instruktimit,mbikqyrjes.Karroca e Salduar? Si mund te saldohet ne nje ambiente te infektuar nga pluhur baruti.I vetmi vend ku mban pergjegjesi Mehdiut ne kete ceshtje qe lidhet me sigurimit teknik eshte percaktimit i objektit.Te tjerat Jane pergjegjesi e personave qe merreni me fabriken,si dhe inspektimi i specialiste e ushtarake. Korrupsionin i organizuara me prodhimet e fabrikes implikojne Fatmir Mehdiun.Ndaj nuk duhet ngaterruar Mehdiut me eksperimentimet e shperthimit.
Përgjigju