Në GJKKO vijon gjyqi ndaj ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu i akuzuar për shpërdorim detyre lidhur me masakrën e ndodhur më 15 mars 2008 në Gërdec.
Ish-punonjësi i fabrikës Julian Pando dëshmoi në gjykatë se ditën e shpërthimit ka pasur më shumë barut se herët e tjera.
“Më punësoi Dritan Minxolli. Puna ime ishte të mblidhja barutin. Isha pergjegjës i një grupi. Nuk duhet të lija shumë barut në shesh. Përgjegjësi im ishte Veiz Muça. Muri ishte e vetmja makineri që kishim. Në fazën e parë, baruti mblidhje me kova, në fazën e dytë me thasë. Ish ushtarakët na porositën të kishim kujdes gjatë fazës së parë. S’kishte orar për grumbullimin e barutit, vetëm kur bëhej sasia. Punoja pa kontratë”
Shpërthimi?
“Ishte orar dreke, nuk e pashë si ndodhi, pashë flakën e u largova. Kishim fikëse dore zjarri, të mëdha e te vogla. Nuk kisha bërë trajnim. Ka pasur më herët zjarr, e kemi fikur me fikëse zjarri dhe ujë. Ditën e shpërthimit nuk pashë njeri që të tentonte të fikte zjarrin, atë ditë kishte më shume barut se ditët e tjera. Kishte karroca dore që transportohej baruti. Nuk e di si bëhej transporti. Zjarret e vogla shkaktoheshin nga përplasja e gëzhojave, ndaj s’duhet të kishte barut në tokë. Flaka ditën e shpërthimit ishte e madhe, nuk menaxhohej me ujë dhe fikëse. Thashë, kjo flakët nuk shuhet. Sasia e predhave ishte më e madhe sesa kapaciteti i punëtorëve"
Lajmi kryesor:
Gjyqi i Mediut për masakrën e Gërdecit/ Dëshmojnë në GJKKO ish-punonjës e ish-ushtarakë: Në fabrikë kishin rënë zjarre disa here! Çmimi i fishekëve u dha me letër jo zyrtare
S.G//ReportTv.al