Masakra e Gërdecit, GJKKO administron dëshminë që ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha dha në 2009, Mediu kundër

9 Prill, 10:50| Përditesimi: 9 Prill, 15:41

  • Share

GjKKO vendosi sot të administrojë procesverbalin e dëshmisë së ish shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Luan Hoxha në gjyqin ku ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është marrë I pandehur për akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me masakrën e Gërdecit. Më 15 mars 2008 nga shpërthimi i një punisheteje demontimi të armëve humbën jetën 26 persona e qindra u plagosën.

GJKKO vendosi që të administrojë dëshminë e  Luan Hoxhën, u vendos të administroheshin dëshmitë e dhëna më datë 17.02.2009 si person i pandehur. Ndërkohë nga avokatët e Mediut dhe nga avokati i viktimave u këmbëngul që Luan Hoxha të pyetet me letërporosi ose përmes video konferencës.

'Ne nuk po gjejmë dot Agollin që është në Shqipëri jo më Luan Hoxhën në SHBA' tha prokurori.

Jashtë ambienteve të GJKKO-së, Mediu tha se është qartësisht tentativë për të mos e marrë në pyetje. 

“Kam rezerva se duket qartësisht ata që janë dëshmitarë kryesorë nuk kanë pranuar të pyeten. Shefi i shtabit duhet patjetër të jaë përgjigje disa pyetjeve për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Nuk është kaq e vështirë për të gjetur adresën e një qytetari në SHBA” tha Mediu për gazetarët. 

Por, sipas prokurorit kjo gjë është e pamundur pasi nuk ka një adresë të saktë të vendndodhjes së tij në SHBA.

Mbrojtja e Mediut i kërkoi Prokurorisë të percaktonte rolin e ish ministrit të Mbrojtjes dhe përgjegjësitë e tij lidhur me provat që ato administrojnë. Mediu thotë se po synohet të mbyllet sa më shpejt ky proces

“Deshmitarët u thirrën formalisht. Prokuroria sjell atë volum shkresash pa përcaktuar qartë se kush janë përgjegjësitë e ministrit të Mbrojtjes. I kërkuam prokurorisë të na thotë ku është përgjjgësia e ministrit në kuadër të shpërdorimit të detyrës. Nëse debati nuk do të zhvillohet por do të bëhet i përgjithshëm mendoj se është proces që po tentohet të kalohet. Po synohet të kalohet shpejt. Nuk merret ministri për caktimin e kalibrave tw municioneve, tha Mediu jashtë GJKKO-së

I vetmi në gjyq 
Ish-anëtari i komisionit të çmimeve për vitin 2007, i thirrur me shoqërim te detyrueshëm nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, Denis Hajdari, ishte i vetmi dëshmitar që u paraqit në seancën e kësaj të marte, (9 prill) por nuk preferoi të fliste, duke ushtruar të drejtën që i jep ligji

Faksi 'Për Shkëlzenin'
As Anjola Agolli ish sekretarja e ministrisë së drejtësisë, e cila sipas prokurorisë ka dërguar fax-in me mbishkrimin “Për Shkëlzen Berishën” drejt ministrisë se mbrojtjes, nuk u gjet nga policia as në këtë seancë.

Sipas komunikimeve që policia ka patur me familjarët e Agollit, ata thanë kjo e fundit nuk ndodhej në Shqipëri. Por, nga nje verifikim i bërë nga prokurorët e posaccëm në sistemin TIMS, rezultoi se Anjola Agolli ndodhet në Shqipëri. Prokuroria kërkoi që të lexohen thëniet e saj, por në seancën e radhës pasi të shfrytëzohen mundesitë e tjera për ta gjetur.

Vijon administrimi i provave shkresore
Prokuroria vijoi me administrimin e provave shkresore, ku ishin ekspertimi teknik i shpërthimit, ekspertimi kontabël i dëmeve dhe ekspertimi ushtarak në lidhje me municionet e demontuara. Mbrojtja e Mediut i kërkoi Prokurorisë të percaktonte rolin e ish ministrit të mbrojtjes dhe përgjegjësitë e tij lidhur me provat që ato administrojnë. Seanca e  radhës u la më datë 24 prill ora 09.00.

Ora 11:21
'Shkëlzen Berisha më bëri presion të dërgoja municion në Gërdec pa vonesa', dëshmia e Luan Hoxhës te amerikanët

 

Ekzistojnë të dokumentuara të paktën katër dëshmi, të cilat konfirmojnë se korrupsioni dhe krimi shtetëror në Gërdec, ku humbën jetën 26 qytetarë të pafajshëm, u plagosën e 300 të tjerë, u shkatërruan qindra shtëpi dhe i 400 pronave, ishte një biznes i familjes së Sali Berisha, për të cilin kujdesej në prapaskenë i biri, Shkëlzen Berisha, duke vënë në rresht ministra dhe drejtorë të pushtetit të babait. 

Dëshmia e Luan Hoxhes

4 muaj pas Gërdecit, në 17 qershor 2009, Shefi i Shtabit të Ushtrisë Shqiptare, Luan Hoxha, i sapo shkarkuar, kërkon një takim me urgjencë me ambasadorin amerikan në Tiranë, Johë Ëithers, për të rrëfyer të vërtetën e Gërdecit. Takimi dhe rrëfimit reflektohet në një kabllogram sekret që Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, tre ditë më pas, në 20 qershor 2009. Në kabllogram shkruhet se Luan Hoxha ishte ankuar se Shkëlzen Berisha i kishte bërë presion që të dorëzonte municion të kalibrit të lartë në Gërdec dhe pa vonesa. Më pas Berisha e shpalli armik ambasadorin amerikan, madje përmes Ilir Metës, tentoi ta dëbonte nga Shqipëria, por kërkesa e Metës si ministër i Jashtëm u refuzuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. 

Sipas kabllogramit “ndryshe nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili ia hedh fajin e Gërdecit ushtarakëve, Hoxha deklaron se nga këndvështrimi i tij, Mediu mori të gjitha vendimet që nga zgjedhja e Gërdecit për të shkatërruar municionet, tek çfarë lloj municionesh do të përdoreshin, në çfarë kohe dhe cili do të ishte programi. Hoxha thotë se stafi i tij kishte për detyrë vetëm transportimin e municioneve dhe të ruanin perimetrin e jashtëm, asgjë tjetër. Ai shpjegon se Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit i kishte bërë presion që “të vazhdonte të dorëzonte municione të një kalibri më të lartë në Gërdec” dhe këtë gjë “ta kryente pa vonesa”. I pyetur nga Ambasada nëse ia kishte raportuar këtë fakt Prokurores së Përgjithshme, Hoxha u përgjigj: PO”. 

Pas publikimit të kabllogramit, Luan Hoxha, në shtator të vitit 2011, konfirmoi se kishte raportuar tek ambasadori amerikan, por mohoi që të kishte folur për Shkëlzenin. Hoxha konfirmoi gjithçka, përveç pjesës së Shkëlzenit, çka krijon dyshime të forta se tërheqja e ish-kreut të ushtrisë ka ardhur nga presioni. Mohimi nga ana e Hoxhës u përdor më pas nga Berisha dhe Shkëlzeni. Edhe në mars të vitit 2019, Shkëlzen Berisha, ka deklaruar se “Përveç meje, këtij pretendimi i ka dhënë vetë përgjigje, me deklaratë publike, për median, vetë z. Hoxha, ku thotë se gjatë takimit me Ëithers, nuk është përmendur emri i Shkëlzen Berishës. Kësaj i ka dhënë përgjigje z. Hoxha”. Ndërkaq, në shkurt të vitit 2012, Luan Hoxha u larguar bashkë me familje në SHBA për të marrë azil, me sa duket nga frika për të mos e pësuar si Kosta Trebicka. 

 

Kabllogrami amerikan 
S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/04/2024 01:39

    Duket qe deshmimtaret kane frike,ata qe gjenden qepin gojen,te tjeret avullojne pa gjurme.Nese personi nuk eshte pjese e ndonje programi per mbrojtje deshmimtaresh ne U.S.A dhe ka ndryshuar emer e identitet,provoni IRS,sistemin e targave dhe FBI me kerkesa zyrtare nga SPAK-u.

    Përgjigju
  • Sypeshkaqeni: 09/04/2024 13:09

    Po shtrengohet laku Fate...

    Përgjigju
  • spak usa: 09/04/2024 12:50

    sdo te kete qetesi nenat e te vrareve ne qoftse keto mostra sala zeni mediu nuk futen me qeli me vite te tera

    Përgjigju
  • Viçidol: 09/04/2024 12:26

    Xeni,Xeni.Xeni qeni,kryhe qeni bab salehu ushqeu Xenin me mish njeriu !

    Përgjigju
  • ndreca: 09/04/2024 11:13

    o viso, viso meri 2 paketa

    Përgjigju
    • Visi: 09/04/2024 12:52

      Sa paketa do pijne kto, akoma se kane kuptu, Me pampers do dalin kto politikanet nga burgu!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?