TIRANË- Gjykata e Strasburgut ka gjetur shkelje në procesin për tragjedinë e Gërdecit duke vendosur dëmshpërblim financiar për 17 persona, të plagosur dhe familjarë të viktimave. Të dëmtuarit që e dërguan çështjen në Strasburg ishin Zamira Durdaj dhe Feruzan Durdaj, prindërit e të ndjerit Erison Durdaj, Feruzan Durdaj, Roxhens Durdaj, Alketa Hazizaj, Aishe Selami, Pashk Kaçi, Mirela Hazizaj, Miselda Zguri, Medi Gola, Rabie Gërdeci, Shaban Brahushi, Sabrie Picari, Dylbere Prini, Adelina Cani, Meltina Haka, Bege Aliu dhe Esmeralda Sefa.
‘Në momentin e shpërthimit Erison Durdaj, atëherë shtatë vjeç, kishte kaluar pranë objektit së bashku me kushëririn e tij, Roxhens Durdaj, duke i çuar drekën nënës së Roxhensit dhe tezes së Erisonit, i cili punonte në objekt. Erison Durdaj mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi dhe u transferua në një spital në Itali, ku vdiq më 3 prill 2008. Roxhens Durdaj, në atë kohë 11 vjeç, mbeti i plagosur rëndë nga flakët e shpërthimit. Aplikantët si dhe kërkuesi i dytë Alketa Hazizaj, ishin duke punuar në objekt dhe u plagosën rëndë nga shpërthimi’, thekson Strasburgu.
Pasi shqyrtoi dosjen dhe pretendimet e palëve, Gjykata konstatoi shkeljen e nenit 2 të konventës për të drejtën e jetës, duke vlerësuar se zgjedhja e Gërdecit si vend i objektit të çmontimit të armëve ishte bërë në kundërshtim me ligjin dhe rregulloret e shtetit. Zona nuk ishte licencuar për ruajtjen dhe demontimin e municioneve dhe as si depo municioni.
Sipas Strasburgut, një operacion i përmasave të tilla nuk duhet të ishte kryer kurrë në një vendndodhje afër rrugëve publike dhe banesave. Gjykata vlerëson se “procedurat e përdorura në objektin e Gërdecit kanë qenë të pasigurta dhe jo në përputhje me standardet normale të punës në vendet e punës që kanë të bëjnë me eksploziv dhe lëndë shtytëse. Asnjë inspektim nuk ishte kryer nga autoriteti shtetëror përgjegjës për sigurinë e punës aty”, theksohet në vendimin e Strasburgut.
Gjykata urdhëron se “shteti shqiptar duhet t’u paguajë kërkuesve: bashkërisht Zamira Durdajt dhe Feruzan Durdajt, 12 000 euro (dymbëdhjetë mijë euro), aplikantëve të mbetur, 10,000 (dhjetë mijë euro) secili, ku përfshihen 15 persona me një total prej 150 mijë euro; dhe bashkërisht për të gjithë aplikantët, 8,000 (tetë mijë euro) euro, në lidhje me kostot dhe shpenzimet.
Dëmshpërblehen me 12 mijë euro bashkërisht
Zamira DURDAJ
Feruzan DURDAJ
Dëmshpërblehen me 10 mijë euro
Aishe SELAMI
Pashk KAÇI
Mirela HAZIZAJ
Miselda ZGURI
Medi GOLA
Rabie GËRDECI
Shaban BRAHUSHI
Sabrie PICARI
Dylbere PRINI
Adelina CANI
Meltina HAKA
Bege ALIU
Esmeralda SEFAJ
Roxhens DURDAJ
Alketa HAZIZAJ
Si ndodhi tragjedia e Gërdecit?
Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një "fabrikë" për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjellta mes palëve. Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë, mes tyre edhe Mihal Delijorgjin, president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës, të cilët janë liruar nga burgu pas kryerjes së dënimeve përkatëse. Në shkurt 2013, Gjykata e Apelit reduktoi me 1/3 dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës për tre të pandehurit kryesorë të dosjes “Gërdeci”. Ndërsa vijon gjyqi ndaj Fatmir Mediut, aktualisht kryetari i Partisë Republikane dhe deputet në Parlament.
(Kliko këtu për të parë vendimin e Gjykatës së Strasburgut )
Per gjykaten nderkombetare jeta e nje njetiu vlen 12 mije euro,kur demshperblimi duhej te ishte jo me pak se 100 mije euro nga qeveria dhe 100 mije euro nga pergjegjesit,drejtuesit e ketij biznesi kriminal duke filluar nga ministri i mbrojtjes,Mediu!
PërgjigjuTE demshperblehet nje vrasje me 12000 euro? Si s'kane turp per shpirtrat e femijeve te vrare. Qelbesira
Përgjigju