Fatmir Mediu

Masakra e Gërdecit/ Shtyhet seanca, mungoi një prej ekspertëve! GJKKO afat: 2 javë kohë për t'iu përgjigjur 113 pyetjeve! As Mediu i pranishëm

17 Korrik, 09:29| Përditesimi: 17 Korrik, 10:28

  • Share

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën për masakrën e Gërdecit, ndërsa kësaj radhe shkak për shtyrjen është bërë mungesa e një prej ekspertëve. Eksperti Ymer Stafa kishte njoftuar gjykatën se mungonte për arsye shëndetësore, por prokurori Klodian Braho dhe avokati i Mediut kërkuan praninë e tij.

Prokurori Klodian Braho: Nuk ka raport mjekësor për ekspertin që mungon dhe gjendja e tij shëndetësore nuk e pengon që të jetë në seancë. Eksperti të thirret në gjykatë dhe të japë mendimin e tij. Ekspertët të marrin edhe pyetjet e reja dhe të formulojnë një dokument të vetëm. Të kemi edhe ne një kopje të pyetjeve që të jemi të përgatitur në seancë. Ekspertët të marrin kohën e nevojshme.

Avokati Henrik Ligori: Është e domosdoshme prania e ekspertit të 5, duhet të gjithë për tu përgjigjur. Të marrin kohën e nevojshme që të realizohet përgjigjja e të gjithëve.

Në kushtet kur një prej 5 ekspertëve mungonte, gjyqtarja Irena Gjoka vendosi që ta shtyjë seancën për më datë 31 korrik. Sipas gjykatës në sekretari Mbrojtja e Mediut ka depozituar 113 pyetje për ekspertët, të cilët do të kenë 2 javë kohë për t’iu përgjigjur. Përgjigjet duhet t’ia bashkëngjisin aktit të ekspertimit dhe të deklarojnë se janë nënshkruar në mënyrë kolegjiale.

Vetë ish-ministri i Mbrojtjes mungoi seancë, ndërsa nuk ishte paraqitur as avokati i tij Ardian Visha. Mediu u përfaqësua vetëm nga avokati Henrik Ligori, pas kërkesës së prokurorit Braho që seanca të vazhdonte në mungesë të Mediut. Ndërkohë, në seancë ishte e pranishme edhe Zamira Durda me avokatin e saj. 

Kujtojmë që seanca e 10 korrikut u ndërpre pas debateve në sallë për natyrën e pyetjeve nga avokati i Fatmir Mediut. Ardian Visha debatoi me gjyqtaren Irena Gjoka për presion ndaj ekspertëve dhe gjyqtarja urdhëroi nxjerrjen e tij jashtë sallës. 

Çfarë ndodhi në 15 mars?
15 mars 2008, mesditë ora 12:05 një shpërthim i fuqishëm tronditi Tiranën, ndërsa krateri i tij u shënua pak kilometra më tutje në fshatin Gërdec në Vorë. Teksa minutat kalonin ajo çka kishte ndodhur ishte e paimagjinueshme, 26 të vdekur e mbi 300 të plagosur dhe me 100 shtëpi të rrafshuara. Këto ishin pasojat e shpërthimit në punishten e demontimit të municioneve shtetërore në pronësi të biznesmenit Mihal Delijorgji. Sot 15 vite më pas, ai shpërthim është ende i freskët në memorien e të gjithë. Kjo ngjarje përfundoi dhe në dyert e gjykatave shqiptare, por sot për 26 të vdekur e 300 të plagosur nuk ka asnjë person pas hekurave. Pati persona që ndërruan jetë në mënyrë të pashpjegueshme, pati dëshmitarë që u arratisën, ushtarak që morën azil politik, por për familjarët asnjëherë nuk u vendos drejtësi.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 18/07/2024 08:00

    Ore a ka shteti Shqiptar drejtēsi ? ? ? Si spjegohet qē zvariten gjyqet sikur tē jen nēpēr kafene e po bējn lloqe kavaje. O i shkreti popull Shqiptar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?