TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme u mbajt seanca e radhës për dosjen e masakrës së Gërdecit. Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka kundërshtuar përgjigjet e ekspertëve të akt-ekspertimit tekniko-ushtarak.
Mediu tha në gjyq se trajtim i municioneve ishte kompetencë ekskluzive e Forcave të Armatosura (FA) dhe jo e Ministrit të Mbrojtjes. Sipas tij, çdo vendim i qeverisë shoqërohej me një urdhër të ministrit dhe më pas me një urdhër ose udhëzim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA.
“Trajtimi i municionit ishte kompetencë ekskluzive e Forcave të Armatosura dhe jo e Ministrit të Mbrojtjes. Për çdo vendim të qeverisë ka pasur një urdhër ministri dhe pas çdo urdhri të ministrit një urdhër tjetër ose udhëzim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, kështu funksionon në ministrinë e Mbrojtjes. Sipas tij, SAC nuk kishte vetëm demontim, por edhe demilitarizim, pra kthimin e tyre në të pa efektshëm dhe të pa rrezikshëm.
SAC ka kryer demontin, duke mos kthyer demilitarizim, fakt që i është vënë në dukje kompanisë. Nuk ka pasur plotësim detyrimesh nga ato që duhet të plotësojnë FA. FA e ka pasur detyrë mbikëqyrjen. Zyrtarë të lartë të FA, sipas dëshmive, e kanë vizituar Gërdecin. Ata nuk kanë zbatuar detyrimet që ka urdhëruar VKM-ja”, tha Mediu.
Çështja ndaj Mediut
Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur.
Gjyqi ndaj Fatmir Mediut vijon prej prillit 2023. Sipas SPAK, Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, 'SAC' dhe 'Albademil'. Për këtë çështje ai akuzohet për “shpërdorim detyre” referuar Kodit Penal dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.
Komente

Pra,, "shoqerohej me urdher ministri", me firme dhe vuole. Pasta, urdher, zberthehej me udhezimeve. Po, praktike zyrtare ne ushtri, por permbajtja e objekti per te cileno leshohej urdher, firmosej nga ministri dhe pa firmen e tij nuk behej asgje. Pse nuk firmosej nje urdher per te ndaluar veprimtarise kriminale me pasoja kaq te renda? Psh, pse nuk kundershtove qe fabrika e krimit te ngrihej ne mes ose ne afersi te qendres se banuar qe quhet gerdec? Pra, ti vete konfirmon pjesmarrjen ne kete krim te rende.
Përgjigju