Masakra e Gërdecit, Mihal Delijorgji shkon në gjyq por s'pranon të dëshmojë! SPAK kërkon shoqërimin me detyrim të ish-specialistit në Ministrinë e Mbrojtjes

27 Mars, 09:41| Përditesimi: 27 Mars, 10:51

  • Share

Në seancën e sotme në procesin ndaj Fatmir Mediut për dosjen “Gërdeci”, u paraqit si i thirrur nga SPAK Mihal Delijorgji, ish-administrator i kompanisë “Alba Demil”. Ai refuzoi të dëshmojë në gjyq duke shfrytëzuar të drejtën që i jep ligji.

Më pas avokatët dhe prokuria kërkuan që të administrohen në dosjen gjyqësore dëshmitë e dhëna më herët prej tij si person nën hetim dhe i pandehur. Edhe në këtë seancë, nuk u paraqit Anjola Agolli, ish sekretare e ministrisë së Drejtësisë, Denis Hajdari dhe Luan Hoxha.

Për Denis Hajdarin prokuroria kërkoi shoqërimin e detyrueshëm pasi ka marrë dijeni dhe nuk është paraqitur. Denis Hajdari ka qenë specialist në Ministrinë e Mbrojtjes, anëtar i komisionit të çmimeve, të municioneve dhe të kategorizimit të municioneve. Ndërsa për Anjolla Agollin e Luan Hoxhën të vijojë kërkimi.

Në seancë Fatmir Mediu i kërkoi Gjykatës të sqaronte vendimin që ka marrë për mënyrën e marrjes së dëshmive të shtetasve amerikan, me videokonferencë, ndërsa gjykata tha se deri më tani është në fuqi vendimi që dëshmia e tyre të bëhet me letërporosi.

‘‘Ky proces ka nevojë për ti shkuar procesit nëpërmjet pyetjeve. Vete  kërkuan. Drejtësia amerikane ka ofruar mundësinë që të pyetem nëpërmjet video konferencës. Prokuroria s’po jep asnjë lloj të dhënë të re për procesin. Besoj në gjithë këtë proces mos përgjigja tregon qartë se prokuroria i ka sjellë si dëshmitarët formal pa marrë atë produkt që duhet të kishte procesi për të vërtetën.’- tha Mediu, pas përfundimit të seancës.

Seanca e radhës u caktua me 9 prill në orën 9.

Raporti i Shkëlzen Berishës me Delirogjin
Biznesmeni Mihal Deliorgji, është biznesmeni që merrej me infrastrukturën e demontimit në Gërdec. Në orën 12:10 të 15 marsit 2008 shpërtheu fabrika në Gërdec dhe tragjedia ishte në zhvillim e sipër. Pas shpërthimit në Gërdec, mes personave të parë që ka telefonuar pronari i “Albademil” Mihal Delijorgji që merrej me demontimit, është Shkëlzen Berisha. Sipas tabulateve telefonike, Delijorgji i ka telefonuar Shkëlzen Berishës në orën 12:48 dhe biseda ka zgjatur 54 sekonda. Faktet dhe rrethanat tregojnë se Mihal Delijorgji dhe Muhamet Hoxha (baxhanaku i Sali Berishës) ishin të besuarit e Shkëlzenit në biznesin e Gërdecit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 28/03/2024 00:51

    /ALTIN/,ka frike se mos e pesoje si Trebicka,prandaj nuk pranon,se per te denuar,nuk ridenohet me per nje ngjarje qe eshte denuar me pare./Double jeopardy/-quhet ne terminologjine gjyqesore dhe kodi gjyqesor i joni e njeh si praktike.

    Përgjigju
  • Altini nga Fieri: 27/03/2024 17:49

    Atje u vrane femije dhe ai refuzon te deshmoje ?

    Përgjigju
  • Ska problem: 27/03/2024 13:58

    Keto lloj neverish vetem nje pergjigje kan khim ne identit , por kush mund ta beje ? Zullumi tyre do ti mbyse , duhen rrjepur per zgjadhi pastaj te shohim si bejne shou ne TV

    Përgjigju
  • karma: 27/03/2024 12:26

    pyetni delijorgjin ku i mori parate per ndertimin e kompleksit delijorgji

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?