TIRANË- Kur janë shënuar 17 vite nga masakra e Gërdecit që i mori jetën 26 personave, procesi gjyqësor ende po zvarritet. Seanca në ngarkim të ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu e cila do të mbahej sot është shtyrë, ndërsa nuk është caktuar një datë rifillimi. Shkak u bë mungesa e gjyqtares Irena Gjoka, e cila kishte paraqitur raport mjekësor.
Gjyqi për Mediun ndodhet ende në fazën e kundërshtimeve që ish-ministri i mbrojtjes po bën ndaj akt-ekspertizës së sjellë nga ekspertët. Në seancën e 22 prillit Mediu tha se trajtimi i municioneve ishte kompetencë ekskluzive e Forcave të Armatosura (FA) dhe jo e Ministrit të Mbrojtjes. Sipas tij, çdo vendim i qeverisë shoqërohej me një urdhër të ministrit dhe më pas me një urdhër ose udhëzim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA.
Çështja ndaj Mediut
Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur.
Gjyqi ndaj Fatmir Mediut vijon prej prillit 2023. Sipas SPAK, Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, 'SAC' dhe 'Albademil'. Për këtë çështje ai akuzohet për “shpërdorim detyre” referuar Kodit Penal dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.
Komente

Nese dokumenti per Gjoken eshte i vertete, atehere te mos fshihet mbas raporteve mjeksore por te qerrohet nga drejtesia. Berisha dhe Mediu po sillen si Dritan Dajti dhe Shullazi me shtyrjen e gjyqeve. Nuk bije akuza se largohet nje gjyqtare ose prokuror qe ka shkelur ligjin, prokurori dhe gjyqtarja pergjigjen para ligjit njelloj si te akuzuarit. Por te tallen keshtu me gjakun e 29 viktimave dhe me rrenimin ekonomik dhe social te nje populli eshte e terpet. Boll me!
PërgjigjuKjo është për të ulëritur,shtyhet seanca për Sali non gratën,shtyhet për Fatmir GËRDECIN,këto janë turpe që vetëm një drejtësi e kapur e bën,turp,turp dhe u dhjetë drejtësia më keq se si është bërë.
Përgjigju