Fatmir Mediu

Kronikë

Masakra e Gërdecit/ Shtyhet sërish seanca për Mediun, shkak mungesa e avokatëve mbrojtës! E radhës më 24 shtator

10 Shtator, 13:47| Përditesimi: 10 Shtator, 14:59

  • Share

Është shtyrë sërish seanca në GJKKO për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me tragjedinë e Gërdecit.

Shkak u bë mungesa e dy avokatëve mbrojtës të Mediut, Ardian Visha dhe Henrik Ligori - për shkak të angazhimeve te tjera. Në seancë mungoi edhe vetë Fatmir Mediu.

Avokati i viktimave Dorjan Matlia kërkoi të merren masa që seancat mos të shtyhen më.

Seanca e radhës do të mbahet më 24 shtator ora 14:00.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve.

Mediu i ka kundërshtuar akuzat e ngritura dhe gjithashtu gjetjet e ekspertëve. Gjyqi ndaj tij vijon që prej prillit 2023. Rihapja e çështjes u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes Durda, një prej viktimave të shpërthimit në 15 mars 2008, në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, ku humbën jetën 26 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tarras Lala: 10/09/2025 14:35

    Ej çfar flliqsire shtet ka Shqipria prandaj bēn çef krimineli evgjit Fatmir Mut Mediu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?