Kronikë

Masakra e Gërdecit/ Shtyhet sërish seanca për Mediun, shkak mungesa e avokatëve mbrojtës të tij

24 Qershor, 13:34| Përditesimi: 24 Qershor, 14:32

  • Share

Shtyhet për në 8 Korrik seanca e radhës në GJKKO për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me tragjedinë e Gërdecit. Seanca e sotme u shty për shkak të mungesës së dy avokatëve mbrojtës së Mediut.

Vetë ish-ministri ishte i pranishëm në gjykatë dhe kërkoi që procesi të mos zhvillohet pa praninë e mbrojtësve.

Aktualisht, procesi është në fazën ku Mediu po paraqet kundërshtimet e tij në lidhje me aktin tekniko-ushtarak.

Në seancën e kaluar të mbajtur më 18 qershor, Mediu foli për një letër që 6 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar Ministrisë së Drejtësisë, ku kërkojnë që dëshmitë e personaliteteve amerikane, të kërkuar nga Mbrojtja që janë dhënë në SHBA të merren parasysh. Ky veprim erdhi pasi GJKKO refuzoi thirrjen e tyre si dëshmitar.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve.

Mediu i ka kundërshtuar akuzat e ngritura dhe gjithashtu gjetjet e ekspertëve. Gjyqi ndaj tij vijon që prej prillit 2023. Rihapja e çështjes u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes Durda, një prej viktimave të shpërthimit në 15 mars 2008, në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, ku humbën jetën 26 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, si e vlerësoni?