Fran Marashi

Kronikë

Masakra e Kuçovës/ Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Fran Marashin

26 Shtator, 13:59| Përditesimi: 26 Shtator, 14:06

  • Share

Apeli i Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Fran Marashit, i akuzuar për masakrën e Kuçovës në vitin 1997.

Në masakrën e Kuçovës u vranë 4 policë dhe u plagosën 6 të tjerë.

Masakra e rëndë u rigjykua nga GJKKO pas vendimit të Gjykatë së Lartë për ta rikthyer dosjen në shkallën e parë.

Të dënuar të tjerë më herët për këtë masakër janë edhe Musa Protoduari me burgim të përjetshëm, Shkëlqim Protoduari me burgim të përjetshëm, Fatbardha Protoduari me 25 vjet burg, Sokol Ndreu, Gjovalin Ndreu, Preng Miri dhe Gjelosh Miri.

Kur ndodhi masakra e Kuçovës:

Pas një mitingu të Partisë Socialiste, forcat e policisë ktheheshin në Berat me mjetet e tyre, kur janë qëlluar me armë 150-200 metra larg vilës së Protoduarëve. Autoblindi e policies uli kapakët dhe është nisur në drejtim të sheshit në qendër të qytetit, por pa bërë 50-60 m rrugë, është goditur nga një predhë antitank nga vila e Protoduarëve.

Dëshmitari okular Lulzim Nexhipi ka thënë se në këtë moment mbi blindin e policisë janë hedhur shishe me lëndë djegëse si dhe është parë Lek Lorja e Fran Marashi që kanë hipur në tank. Pas kësaj janë dëgjuar dy gjuajtje të fuqishme dhe blindi ka marrë zjarr, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen duke u djegur brenda në blind policët Miltiadh KoçiArjan ShemuniAsllan Selami dhe Ilia Bano si dhe janë plagosur dy policë Thimi Tanku dhe Ylli Dhamo.

Nga të shtënat u vra edhe një qytetar Ilir Bani, i cili ndodhej në atë moment rastësisht. Sipas prokurorisë, autorë të krimit ishin anëtarët e bandës së drejtuar nga familja Protoduari.ajmi ne perditesim..

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?