Masakra e Lusnjës/ Babai i Laert Haxhisë shkon në GJKKO për përjashtimin e Detar Hysit! Caktohen dy avokatë të rinj për djalin e tij

1 Dhjetor 2023, 15:10| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 16:39

  • Share

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur përjashtimin e avokatit Detar Hysi si mbrojtës i Laert Haxhiut. Shkak u bë prokura e babait te Laert Haxhiut i cili kishte sjellë në gjykatë ku i revokonte tagrat e përfaqësimit avokatit Hysi. Dy avokatët e caktuar kryesisht nga gjykata Elvis Gorishti dhe Artan Simonin kërkuan sërish kohe për tu njohur me aktet e dosjes.

Gjykata u bëri me dije se kjo është hera e fundit që atyre ju jepet koha për tu njohur aktet e dosjes. Seanca u shty për në datën 18 dhjetor ora 11:00.

Gjykata relatoi se seancat për Laert Haxhiun do të jenë për pas çdo të hënë ne orën 11:00. SPAK e akuzon atë për "masakrën e Lushnjës" e ndodhur në shtator të 2017 ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Sipas SPAK në shënjestër të atentatit ishte Xhulio Shkurti nipi i Aldo Bares.

Shkurti i shpëtoi bresherise së plumbave pasi u ngrit nga tavolina ku ishin dy miqtë e tij qe humben jetën. Laert Haxhiu është arrestuar në Gerqi dhe është në pritje te vendimit te gjykatës se Apelit Grek nëse do të ekstradohet në vendin tonë. 

Kujtojmë se Prokuroria e Elbasanit dorëzoi në SPAK dosjen e Laert Haxhiut me akuzën se ai dhe bashkëpunëtorët e tij kanë kryer 16 vepra penale në formën e grupit kriminal. Pjesë e dosjes, janë tri dëshmitë e të penduarit Marjus Tafani që fundosi kreun e bandës duke zbukluar se ai ka tentuar të vrasë edhe dy prokuroret që po e hetonin.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?