'Masakra e Lushnjës' në 2017, në 18 mars gjykata do japë pretencën për Laert Haxhiun

29 Shkurt, 10:43| Përditesimi: 29 Shkurt, 15:16

  • Share

SPAK do të jap më 18 mars pretencën për Laert Haxhiun në lidhje më masakrën e Lushnjës ngjarje e ndodhur në shtator 2017. Në seancën e sotme gjykata rrëzoi kërkesën e avokatëve për pamjet filmike.

Sipas tyre duhet akt ekspertimi për t’i analizuar. Avokatet e Haxhiut i kërkuan sërish gjykatës që t'iu jepet mundësia që të gjendet adresa e dëshmitarëve, pasi nuk janë gjetur, por u refuzuan.

Laert Haxhiu është duke u gjykuar në mungesë për atë që njihet si Masakra e Lushnjës e ndodhur në shtator të 2017. Në atë ngjarje humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Objektivi i atentatit dyshohet të ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.

Laert Haxhiu është arrestuar në Gerqi dhe është në pritje te vendimit te gjykatës se Apelit Grek nëse do të ekstradohet në vendin tonë. 

Kujtojmë se Prokuroria e Elbasanit dorëzoi në SPAK dosjen e Laert Haxhiut me akuzën se ai dhe bashkëpunëtorët e tij kanë kryer 16 vepra penale në formën e grupit kriminal. Pjesë e dosjes, janë tri dëshmitë e të penduarit Marjus Tafani që fundosi kreun e bandës duke zbukluar se ai ka tentuar të vrasë edhe dy prokuroret që po e hetonin

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?