Masakra e Lushnjes/ Prokurorja e kërcënuar mbron akuzën ndaj Laert Haxhiut! Doloresa Musabelliu kërkon gjyq në mungesë

12 Tetor 2023, 13:57| Përditesimi: 12 Tetor 2023, 19:16

  • Share

Prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu ka vijuar të përfaqësoj akuzën në procesin ndaj Leart Haxhiut, i akuzuar për masakrën e Lushnjes, ndonëse i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, tregoi se ndaj saj kishte një plan për atentat.

Ajo është paraqitur në Gjykatën e Posaçme, në seancën e radhës, madje ka kërkuar të vijojë procesi edhe në mungesë të të pandehurit, i cili është në pritje të ekstradimit pas arrestimit në Greqi.

Prokurorja ka depozituar si provë në gjykatë edhe vendimi i Gjykatës së Posaçme te Apelit, i cili ndryshe nga vendimi  i GJKKO, i ka shpallur fajtorë dy te akuzuarit e tjere të akuzuar për njgjarjen e Lushnjes,  Anterio Kaloshi dhe Orges Bilbili, dhe i ka dënuar edhe per vrasjen e mbetur ne tentative ndaj Xhuljo Shkurtit, ngjarje për të cilën akuzohet edhe Leart Haxhiu.

Procesi u zhvillua me debate pasi avokati mbrojtës Detar Hysi kundershtoi të vijonte mbrojtjen me pretendimin se ai ishte i caktuar edhe nga babai i Laert Haxhiut, dhe jo nga vete i pandehuri.

Gjykata sqaroi në seancë se kishte ezauruar të gjitha mënyrat për ta njoftuar të pandehurin ne burgun Grek për seancën që zhvillohet në Shqipëri. Oficeri i kontatit ne Greqi mësohet se është autorizuar për kryerjen e njoftimit, por i arrestuari një here kishte refuzuar të firmoste njoftimin me argumentin se ishte me Covid ndërsa herën e dytë nuk kishte pranuar të kontaktohej.

Në seancë nuk është paraqitur as deshmitari i fundit i prokurorisë Arsen Xhuti, çka detyroi gjykatën të përsërisë thirrjen e tij për në seancën e datës 19 tetor.  

31 vjecari Laert Haxhiu që ndodhet ne burgun grek vijon betejën për të mos u ekstraduar ne Shqipëri. Ai ka kërkuar në këtë shtet edhe azil me argumentin se ne Shqiperi I rrezikohet jeta, ndërkohë që vendimi pritet të merret ne 5 nëntor. Nga ana tjetër në lidhje me ekstradimin pritet të shprehet edhe Gjykata e Apelit e Athinës, pasi kërkesa është refuzuar nga gjykata e Janinës.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?