Olta Xhaçka

Kronikë

Masakra e Matit, reagon Ministria e Mbrojtjes për vrasjen e trefishtë

11 Tetor 2018, 23:20| Përditesimi: 12 Tetor 2018, 00:47

  • Share

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka reaguar pasditen e sotme për ngjarjen që ka ndodhur sot në lidhje me vrasjen e 3 punonjësve të Bashkisë së Matit dhe plagosjen e një tjetri.

Ministrja Xhacka ka shprehur ngushëllimet me të sinqerta për familjarët e viktimave.

Xhacka ka shprehur keqardhje të thellë për ngjarjen tragjike ndërsa ka kërkuar që organet e drejtësisë të bëjnë detyrën.

Gjithashtu Xhacka i uron shërim të shpejtë të plagosurit Astrit Hani.

Ngushëllimet me të sinqerta për familjarët e dy punonjësve të bashkisë së Matit, Mentor Hoxha, Erzen Aliaj dhe qytetarit Hamit Buci. Shpreh keqardhje të thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur në fshatin Shëlli të Matit dhe inkurajoj organet e drejtësisë të bëjnë detyrën. I qoftë dheu i lehtë të ndjerëve dhe Zoti u dhëntë forcë familjarëve të viktimave! Shërim të shpejtë të plagosurit Astrit Hani.

                              Olta Xhaçka

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?