Sulmi në Moskë, deri tani 8 të arrestuar! Agjentët 007 ruse: Edhe SHBA e Britania të përfshirë

26 Mars, 15:35| Përditesimi: 26 Mars, 20:23

  • Share

Autoritetet ruse arrestuan personin e tetë të dyshuar për lidhje me sulmin me 139 viktima në Moskë. Gjykata në Moskë i caktoi burrit me origjinë  nga Kirgistani por shtetas rus masën e paraburgimit, duke e akuzuar se kishte lëshuar një banesë me qira për katër sulmuesit. Para gjykatës ai tha se e kishte bërë pa e ditur se kush ishin ata. Në Taxhikistan, prej nga dyshohet se janë agresorët, hetuesit kanë marrë në pyetje familjarët e tyre, 

Ndonëse sulmi i 22 marsit në një sallë koncertesh është marrë përsipër nga “Shteti Islamik, Provinca e Khorosanit”, Kremlini vijon të akuzojë Kievin për organizimin e tij. Nikolai Patrushev, sekretar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë dhe një aleat i ngushtë i Presidentit Vladimir Putin, tha se është e qartë se Ukraina qëndron pas sulmit të së premtes në Sallën Crocus të Moskës.

Por, për presidentin ukrainas Volodimir Zelensky, Putin është një krijesë e sëmurë e cinike që sipas mendjes së tij të gjithë janë terroristë përveç atij.

Shërbimet inteligjente ruse shkojnë më tej duke akuzuar edhe Shtete e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe për përfshirje. Shefi i agjencisë ruse të sigurisë Alexander Bortnikov u shpreh se 4 sulmuesit  synonin të shkonin në territorin e Ukrainës, ku do të priteshin si heronj.

Si kundërpërgjigje e masakrës së 22 marsit, Rusia nisi një sulm të ri me raketa në Odessa, ku u plagosën 3 gra.

Ndërkohë edhe Europa është e alarmuar nga frika e sulmeve terroriste nga ISIS-K.

Ministrja gjermane e Brendshme Nancy Faeser deklaroi se ky grup aktualisht përfaqëson kërcënimin më të madh islamik në Gjermani. Franca rriti gatishmërinë në niveli më të lartë, ndërsa udhëheqësit e ISIS-K kanë kërcënuar se do të ketë sulme hakmarrëse kundër Suedisë, Holandës dhe Danimarkës për shkak të djegies së Kuranit në këto vende, shkruan Dojçe Vele.

Sulmi i fundit i marrë përsipër nga kjo organizatë terroriste është ai i vrasjes së 95 personave  në qytetin iranian Kerman më 3 janar 2024.

Ora 20:21
Rusia: Para se të vinin në territorin tonë sulmuesit ndaluan në Turqi (FOTO)

1711480986_yukrykuukyku.JPG

Dy nga katër burrat e arrestuar në Rusi të dyshuar si autorë të sulmit të së premtes në Moskë kishin kaluar "një periudhë të shkurtër kohe" në Turqi përpara se të udhëtonin së bashku në Rusi më 2 mars.

Kështu ka thënë një zyrtar i lartë turk i sigurisë, i cili ka folur në kushte anonimiteti.

Të arrestuarit u paraqitën në gjykatë në Moskë të dielën me shenja të rënda rrahjeje, u identifikuan nga autoritetet ruse si shtetas të Taxhikistanit: 32-vjeçari Dalerdzhon Mirzoyev, 30-vjeçari Saidakrami Rachabalizoda , 25-vjeçari Shamsidin Fariduni. dhe 19-vjeçari Mukhammadsobir Faizov vjeç

Ora 19:40
Rusia: Terroristët që kryen masakrën në Moskë u trajnuan nga Ukraina

1711478859_yttyjtjtjtyjtyjt.JPG

Alexander Bortnikov

Drejtori i Shërbimeve të Sigurisë së Brendshme Ruse (FSB), Alexander Bortnikov, tha se terroristët që kryen sulmin vdekjeprurës në Bashkinë Crocus ishin "trajnuar nga Kievi në Lindjen e Mesme".

Ai shtoi se Ukraina po përgatitej t'i mirëpriste ata "si heronj" dhe se sipas rezultateve paraprake të i hetimit ka prova për përfshirjen e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në sulmin ndaj Moskës. Lajmin e bën të ditur Ria Novosti.

Bortnikov saktëson se Rusia do t'i përgjigjet sulmit terrorist me masa hakmarrëse. Për këtë arsye, kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase, Kirylo Budanov, është një objektiv legjitim për forcat ushtarake ruse, ashtu si kushdo që kryen krime kundër Rusisë.

Ora 19:38
Sulmi në Moskë/ Lukashenko: Terroristët tentuan të arratiseshin drejt Minskut

1711478410_yukrouryolrorty.JPG

Aleksandër Lukashenko

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko është shprehur ditën e sotme se terroristët që kryen sulmin në teatrin e Moskës fillimisht ishin përpjekur të arratiseshin drejt Bjellorusisë, në Minsk.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • SHBA: 27/03/2024 02:35

    Putin o Qelbesir, a po na ha mutin. Kriminel pleher, vrave opoziten dhe masakrove 100’dra vetem se do problem.

    Përgjigju
    • Gazetarua: 27/03/2024 07:59

      Dmth, e ka fajin Putini edhe kur terroriste islamike vrasin njerez te pafajshem?! Ku i pagoi keta terroriste? Kush e krijoi ISIS-in??

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?