Kronikë
Top 24

Fredi Beleri sërish në Prokurori: S'kam lidhje me masakrën e Peshkëpisë! Kam prova (VIDEO)

30 Maj 2019, 10:14| Përditesimi: 30 Maj 2019, 15:24

  • Share

Fredi Beleri thërritet sërish në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Së bashku me Belerin është thirrur në Prokurori dhe Mihallaq Kokoveshi, për t'u pyetur lidhur me raportin e tij me Belerin, pranin e tij ditën e masakrës në vitin 1994 dhe lidhjet me organizatën “Mavi”. Në përfundim të marrjes në pyetje, Beleri ka mohuar sërish akuzat, duke thënë se ka prova që nuk ka lidhje me masakrën e Peshkëpisë.

"Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda vajta për një çështje që po më sorollat 25 vjet. Nuk kam asnjë lidhje dhe kam prova. Po bëhet për të hedhur topin jashtë fushës, nga politika. Po bëhet që të ketë zgjedhje me një kandidat, vetëm të PS. Zgjedhje me një kandidat nuk është zgjedhje, shpresoj që të mos kthehemi zgjedhje si në komunizmit", tha Beleri.

Kjo është hera e dytë brenda një kohe të shkurtër që Beleri thërritet në Prokurori për të dëshmuar lidhur me masakrën e Peshkëpisë. Në dëshminë e parë, ai ka mohuar që të ketë lidhje me atë ç'ka ndodhur më 10 prillit 1994.

Ai është një personazh i njohur si për drejtësinë dhe politikën, ndërsa i dënuar më parë për nxitje të urrejtjes. Beleri nuk u kualifikua nga KQZ për të kandiduar për t'u bërë qytetari i parë i Himarës, pasi preket nga ligji i dekriminalizimit.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?