Sociale

Masakra e Urës Vajgurore, 28 vite nga vdekja heroike e 4 efektivëve të policisë në përleshjen me bandat kriminale! Flet një nga dëshmimtarët e ngjarjes

17 Qershor, 16:57| Përditesimi: 17 Qershor, 17:27

  • Share

Është përkujtuar ditën e sotme 28-vjetori i masakrës së Urës-Vajgurore,ku pas përplasjes me bandat kriminale mbetën të vrarë e të djegur brenda mjetit të blinduar të policisë 4 efektivët e policisë: Arjan Shemuni, Miltjadh Koço, Asllan Selalmaj dhe Ilia Banaj,ndërkohë që 6 efektivët e tjerë: Thimi Tanku,Shkëlqim Selfaj, Ylli Dhamo,Neim Gjeroveni,Ëngjëllush Pasha dhe Arben Bega mbetën të plagosur rëndë.

Drejtues të lartë të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe familjarë të policëve të vrarë në krye të detyrës kanë përkujtuar e nderuar sot të afërmit e tyre,duke vendosur kurora e buqeta me lule në lapidarin kushtuar 4 policëve që dhanë jetën në krye të detyrës.

Zv/Drejtori i DVP-së Berat,Luan Mema,ka theksuar se vepra e tyre heroike do të mbahet mend gjatë jo vetëm mes radhëve të policisë së shtetit për faktin se ata ishin efektivë policie por edhe në qytetin e Urës-Vajgurore,banorët e të cilës e panë me sytë e tyre luftën mes policisë dhe bandave kriminale që strehoheshin asokohe brenda vilës së Protoduarve. Një dëshmitar okular Ismali Toska në vendngjarje,ka treguar sesi ndodhi përleshja mes bandave dhe policisë,pasi ai ishte në një cep pallati dhe ka parë gjithçka.

"Vinte nga Berati, Fatos Nano, kishte bërë një miting dhe këtë po e shoqëronin deri në Poshnje edhe po kalonin me blind. Këtu ishte Musa Protoduari, edhe kishte ata kriminelët aty ai dhe e priti me predhë. Predhë e parë e goditi tankun e parë dhe mori flakë. Ai shoferi tankut me zor doli nga tanku dhe iku. Ai quhej Gjysho Malaj. Ata u dogjën ne ishim prezent nuk kishim çfarë të bënim. Ata që mbronin Nanon i ranë godinës ku kriminelat ishin vendosur dhe e rrëzuan."-shprehet dëshmimtari Ismail Toska. 

Përplasja e armatosur ka filluar në orën 11:55 të paradites të datën 17 Qershor 1997,pas shumë mitingjeve elektorale të partive politike.Atë ditë në qytetin e Beratit ka qenë Fatos Nano, asokohe kryetar i PS-së,i shoqëruar nga Skënder Gjinushi,ndërsa në komunën Poshnje përfaqësonin PD-në në miting i ndjeri Azem Hajdari dhe Genc Pollo.Pas mbarimit të dy mitingjeve elektorale, eskorta e PD-së është larguar dhe pas saj ka ardhur ajo e Fatos Nanos dhe Skënder Gjinushit dhe anëtarëve e simpatizantëve të tjerë të kësaj partie. Atë kohë,qytetin e Urës-Vajgurore e kontrollonin bandat,që pas hapjes së depove të ushtrisë.Krerët e PS-së pas mitingut në Berat ishin larguar nga qyteti për të vijuar rrugën drejt Fierit. Eskorta që shoqëroi drejtuesit e PS-së, lmbërriti në Urën Vajgurore, kur një i ri qëlloi drejt rojeve të vilës së Protoduarëve në qendër të qytetit,që thuhej se ishin mbështetës të Partisë Demokratike. Të vendosur mbi tarracën e vilës,rojet e Protoduarëve vranë një 17-vjeçar. Pjesa e eskortës,që mundi të kalojë vilën dhe doli nga qarku i Beratit,kurse 10 efektivët e policisë u vendosën në sheshin qendror të Urës-Vajgurore,brenda një mjeti të blinduar. Pas vrasjes së 17-vjeçarit,rojet e vilës së Protoduarve qëlluan me predha antitank mbi mjetin e blinduar të policisë.Katër policët që humbën jetën: Milto Koçi, Arjan Shemuni, Asllan Selamaj dhe Ilia Bano u dogjën brenda mjetit të policisë, ndërsa 6 të tjerët që mundën të dilnin u transportuan me helikopterë drejt Tiranës,në gjendje të rëndë dhe me djegie të mëdha.Autorët e masakrës nuk janë kapur ende,ata janë arrati,edhe pse janë dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?