Policia e Riminit në Itali thotë se ka arrestuar një nga autorët e masakrës së Velipojës të ndodhur në qershor të 2021 ku mbetën të vrarë 4 persona ndërsa 2 të tjerë u plagosën.
Media italiane shkruan se më 9 qershor ka kryer urdhërarrestin ndaj një personi ndaj të cilit autoritetet shqiptare e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se me kërkesë të autoriteteve shqiptare i shoqëruar është Elmilind Dyli,i cili mbeti i plagosur në atë masakër dhe akuzohet se është njëri prej autorëve të masakrës. Por po bëhen verifikimet nëse kemi të bëjmë me të njëjtin person apo jo.
"Ai u arrestua në hotel ndërsa së bashku me anëtarë të tjerë të familjes së tij jetonte në Rimini. Ndaj tij është dhënë masa e arrestit të përkohshëm për qëllime ekstradimi pasi është në hetim pasi në bashkëpunim me persona të tjerë, për veprën penale “Vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Në këtë ngjarje personi ka mbetur i plagosur ” Rimininotizie.net.
Katër persona mbetën të vrarë ndërsa dy të tjerë u plagosën pas një konflikti me armë që u shënua në orën 00:30 minuta të 27 qershorit 2021 përpara hotel Gocajt. Shkak i konfliktit me armë ishte ndarja e pronësisë mbi sipërfaqet me rërë ku vendosen shezllonët. Elmidin Dyli ka qenë 17 vjeç në atë kohë kur ndodhi masakra.
Humbën jetën
Kujtim Verracaku (Ferracaku), babai i Arjan Ferracakut, 59 vjeç
Musaen Zeneli, 20 vjeç kamarier.
Edmond Gocaj, 38 vjeç
Xhovani Gocaj 25 vjeç
Gocajt janë vellezer, djemtë e pronarit të hotelit Gocaj para të cilit ndodhi masakra
Të plagosur
Elmidin Dyli 17 vjeç
Hasan Verracaku 54 vjeç, vëllai i Kujtim Verracakut.